sport

Arsenali po përgatitet për transferimin e Mitomas

Arsenali vazhdon të mendojë për ta përforcuar repartin ofensivë dhe Kaoru Mitoma është një nga lojtarët më të preferuar për tu transferuar në Londër.

Sulmuesi japonez po shkëlqen në vitet e fundit me fanellën e Brighton, derisa pëlqehet shumë nga trajneri i londinezëve Mikel Arteta.

Sky Sport ka raportuar se Topçinjtë janë të etur për ta përforcuar repartin ofensivë dhe do të bëjnë një përpjekje në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit për të nënshkruar me japonezin.

26-vjeçari është i gatshëm ta bëj një hap para në karrierë për t’iu bashkuar një skuadre të madhe derisa po pret që klubi të pranojë ofertën për të.

Gjithnjë sipas mediumit anglez, Arsenal është gati të ofrojë rreth 70 milionë euro për transferimin e sulmuesit anësorë në Emirates Stadium.

Megjithatë skuadra londineze nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me të, pasi në garë janë edhe dy gjigantët nga Manchesteri, City dhe United.

Reprezentuesi japonez këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje me fanellën e Brightonit, derisa ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

të fundit

Molotovët drejt kryeministrisë, disa policë të lënduar/ Shoqërohen 3 protestues

Si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit drejt punonjësve të rendit te Kryeministria, mësohet se disa punonjës policie…

3 minutes ago

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Qytetarët tentojnë të futen brenda Kuvendit

Kanë nisur përplasjet e para mes protestueve dhe policisë. Bidonë me ujë dhe çadra janë hedhur drejt policisë, ndërkohë që…

32 minutes ago

FOTO-VIDEO/ Protesta e opozitës, Ervin Salianji i bashkohet demokratëve në sheshin para Kryeministrisë

Ish-deputeti Ervin Salianji i është bashkuar protestës së PD para Kryeministrisë. Bashkë me të është dhe një nga aktivistët më…

57 minutes ago

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund!”/ Tedi Blushi: Balluku ka 300 apartamente, të rinjtë shqiptarë nuk blejnë dot një shtëpi

“Liria na thërret, vdekja nuk na tund!”. Kështu e ka nisur fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së…

1 hour ago

FOTOLAJM/ Qytetari zgjedh mënyrën e veçantë për të protestuar, çfarë shkroi në veshje

Një nga protestuesit ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të shprehur revoltën ndaj mazhorancës. I veshur me të bardha,…

1 hour ago

FOTOT/ Opozita në shesh, pamjet e protestës para Kryeministrisë

Opozita po zhvillon në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë, protestën kombëtare të radhës. Mijëra mbështetës të PD janë mbledhur…

2 hours ago