Categories: sport

Arsenali përgatit ofertë të madhe për yllin e La Ligës me klauzolë 500 milionë euro

Arsenali po planifikon një investim të jashtëzakonshëm për të transferuar një futbollist që vlerësohet shumë nga Mikel Arteta, sipas raportimeve të mediave.

Të lidhura

None found

Pasi fitoi Ligën Premier sezonin e kaluar, duke i dhënë fund pritjes 22-vjeçare për këtë trofe, klubi londinez është treguar mjaft aktiv gjatë afatit kalimtar me synimin për ta mbrojtur titullin.

Ndër përforcimet më të rëndësishme është Bruno Guimaraes, i transferuar nga Newcastle për rreth 86 milionë euro. Skuadrës i është bashkuar gjithashtu anësori Christos Tzolis, për të cilin Club Brugge mori rreth 39 milionë euro.

Pavarësisht këtyre afrimeve, një raportim i AS bën të ditur se Arteta këmbëngul për transferimin e një tjetër lojtari.

Gazetari i AS, Jorge Garcia Hernandez, pretendon se trajneri i Arsenalit u mahnit nga paraqitjet e mbrojtësit të Atletico Madridit, Marc Pubill, në përballjet e dy klubeve në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Pubill e nisi si titullar secilën nga dy ndeshjet gjysmëfinale dhe qëndroi në fushë për nga 90 minuta, ndërsa Arsenali u kualifikua falë fitores 2-1 në rezultatin e përgjithshëm.

Paraqitja e tij në qendër të repartit defensiv thuhet se e bindi aq shumë Artetën, sa ky i fundit i kërkoi drejtorit sportiv Andrea Berta të provonte realizimin e transferimit. Madje, Arsenali raportohet se ishte i gatshëm të “thyente bankën” për të siguruar shërbimet e tij.

Realizimi i marrëveshjes, megjithatë, pritet të jetë i vështirë për shkak të vlerësimit të lartë që Atletico ka për lojtarin. Në kontratën e nënshkruar verën e kaluar, Pubill ka të përfshirë një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh.

Polivalenca konsiderohet një prej cilësive kryesore të Pubill, pasi ai është në gjendje të luajë në nivel të lartë si në krahun e mbrojtjes, ashtu edhe në qendër të saj.

Mbrojtësi ishte gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Spanjës që fitoi Kupën e Botës këtë verë në New Jersey.

të fundit

Përmbysje dramatike në Suharekë, Ballkani shënon tri herë në fund dhe mposht Gjilanin

Ballkani ka marrë një fitore të rëndësishme në derbin e javës së 14-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur…

7 minutes ago

63 years since the assassination of John F. Kennedy, the tragedy that shook the United States and the still-unresolved mysteries

Më 22 nëntor 1963, Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota u tronditën nga lajmi për vrasjen e presidentit amerikan…

15 minutes ago

Mickoski asked about incident with Albanian anthem in Pustec: you didn’t watch the event until the end! North Macedonia respects all ethnicities

Çështja e himnit shqiptar në Pustec u rikthye në vëmendje gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të kryeministrit të Shqipërisë,…

15 minutes ago

COP31 in Antalya faces risk of failure, Russia and Saudi Arabia oppose the EU on climate issues

Negociatat për klimën në Antalia të Turqisë kanë hyrë në një ngërç të paprecedentë, duke rrezikuar seriozisht arritjen e një…

16 minutes ago

You have prime ministers as friends, you’re not interested in Albanians”/ Rama clashes with journalist: The problem is in your head, not with North Macedonia!

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili e pyeti për marrëdhëniet e…

16 minutes ago

Hykmete Bajrami asks ZRRE for public clarification on Vuk Hamoviq’s EFT license

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka drejtuar një pyetje publike Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),…

16 minutes ago