Arsenali do të marrë një kompensim që kalon shifrën e katër milionë funteve nga FIFA, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në shpinë që William Saliba pësoi teksa përfaqësonte Francën në Kupën e Botës 2026.
None found
Qendërmbrojtësi u detyrua të lërë fushën pas vetëm gjysmë ore loje në gjysmëfinalen e humbur nga Spanja dhe tani pritet të qëndrojë jashtë fushave për katër deri në pesë muaj.
Burime tregojnë se Saliba kishte luajtur me shqetësime në shpinë që prej muajit mars, por situata e tij u rëndua ndjeshëm gjatë përballjes me Spanjën, duke e bërë të pamundur vijimin e ndeshjes. Seleksionuesi francez, Didier Deschamps, theksoi se dhimbjet e mbrojtësit ishin kthyer në “të padurueshme”, ndërsa një operacion mbetet një alternativë. Megjithatë, fjala e fundit do të jepet pas ekzaminimeve shtesë nga stafi mjekësor i Arsenalit.
Në bazë të Programit të Mbrojtjes së Klubeve të FIFA-s, skuadrat kanë të drejtë kompensimi në rastet kur një futbollist dëmtohet gjatë shërbimit me ekipin kombëtar dhe mungesa e tij zgjat të paktën 28 ditë rresht.
Duke marrë parasysh që paga javore e Salibës raportohet të jetë rreth 250 mijë funte, Arsenali pritet të arkëtojë më shumë se katër milionë funte për të mbuluar një pjesë të rrogës së tij gjatë periudhës së dëmtimit.
Ky dëmtim përbën një goditje të fortë për trajnerin Mikel Arteta në prag të edicionit të ri, pasi qendërmbrojtësi francez do të mungojë në muajt e parë të sezonit.
Saliba ishte një shtyllë kyçe në sezonin kur Arsenali fitoi titullin e Ligës Premier, duke grumbulluar 50 paraqitje në të gjitha kompeticionet, ndonëse për muaj me radhë luajti me këto probleme në shpinë.
Pas shpalles së fitores në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga Arkin Jahiji i Aleancës Kombëtare për Integrim,…
Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar në katër aksidente trafiku të regjistruara më…
Mbi 100 pedagogë kanë nënshkruar deklaratën në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës gjatë…
Berisha deklaroi se protestuesit nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm ndaj Partisë Demokratike gjatë ditëve të fundit. Sipas tij, një person…
Dy ambulanca janë futur në oborrin e PD-së. Ka pasur protestues që janë ndjerë keq nga gazi lotsjellës i policies…
Kryeministri Albin Kurti nuk ka hequr dorë nga synimi për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe krijimin e…