Agjenti italian, Paolo Palermo thotë se Arsenali nuk ka asnjë shans për të nënshkruar me Victor Osimhen këtë verë. Sipas tij, Chelsea është favorit për të marrë nigerianin.
Duke folur për TV Play në Twitch, Palermo pohoi se komentet e nigerianit ndërsa ishte duke luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës me Nigerinë, janë një “prelud i një lamtumire verore”.
“E kam thënë që kur ai rinovoi se po largohej”, vazhdoi Palermo. “Të vazhdosh kontratën për vetëm një vit do të thotë ta kesh shitur tashmë, përndryshe ata do ta rinovonin për katër vjet. Ata i vendosin çmimin lojtarit”.
“Mendoj se tashmë është arritur marrëveshja. Mendoj se është Chelsea. Ata që mund të shpenzojnë 120-130 milionë euro janë Chelsea, Man City, Man United dhe Liverpool, nuk mendoj se këtë gjë mund ta bëjë edhe Arsenali”.
“Tottenham gjithashtu mund ta bëjë këtë, por ata ofrojnë një pagë vetëm 6-7 milionë euro, Osimhen tashmë fiton 10 milionë euro”, ka shtuar më tej ai.
Topçinjtë pritet të bëjnë përforcim sulmues në verë. Osimhen dhe Ivan Toney janë lidhur rregullisht me klubin. /Telegrafi/
Ish-banorja e eliminuar mbrëmjen e së shtunës nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Lorna Hysa, teksa ishte e ftuar në…
Ish-gjyqtari Albano Çepele, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë në sistemin e…
Mike Maignan, shprehu pakënaqësinë e tij pas ndeshjes Roma-Milan, duke komentuar penalltinë e akorduar nga arbitri Colombo për prekjen e…
Orët e fundit, hetimet për vrasjen e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e Koridhalos, kanë marrë kthesë. Policia greke dyshon…
Një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia në Malësinëe Madhe, për kultivim të lëndëve…
Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, një aksident i rëndë rrugor u regjistrua në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan. Ngjarja…