Arsenali nuk do të lejojë largimin e Emile Smith Rowe këtë afat kalimtar të janarit.
“Daily Mail” ka raportuar se klubi londinez ka refuzuar çdo qasje të klubeve tjera për mesfushorin, transmeton Gazeta Express.
Aston Villa, West Ham United dhe Newcastle United janë tri prej klubeve të interesuara për shërbimet e Smith Rowe.
Anglezi mendohet të jetë i hapur për një largim, duke marrë parasysh se te Arsenali nuk po ka hapësira të mjaftueshme.
23-vjeçari ka bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke regjistruar në total 245 minuta.
Futbollisti, që është produkt i akademisë së Arsenalit, me “Topçinjtë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Sipas “Transfermarkt”, Emile Smith Rowe në tregun e transferimeve vlerësohet me 25 milionë euro. /Gazeta Express/
Gjykata e Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka zbutur masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Bashkisë…
Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Brikena ka folur hapur në dhomën e rrëfimit për raportin e…
Një tragjedi ajrore ka tronditur Kolumbinë, pasi një avion me 15 persona në bord u rrëzua të mërkurën në një…
Këtë të enjte, në Ministrinë e Brendshme, zhvillohet intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm…
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili mbrëmjen e kaluar u përjashtua…
Këtë të enjte, seanca paraprake në GJKKO për ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Siç…