Categories: sport

Arsenali në situatë kritike, drejtori sportiv i del në mbrojtje skuadrës

Arsenali i Mikel Artetës është në qëndër të vëmendjes, pasi “Topcinjtë” janë në vendin e fundit të Premier League-s, pa pikë, pa asnjë gol të shënuar dhe me nëntë të pësuar pas tre javëve të para. Pavarsisht renditjes dhe formës zhgënyese, Arsenali është kritikuar edhe për merkaton e zhvilluar gjatë verës. Drejtori tekniki i klubit, Edu ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të mbrojë skuadrën nga kritikat.

“Sigurisht që kjo situatë na ka lënduar, por gjërat do të ndryshojnë shumë shpejtë dhe për këtë jam i bindur. 3 humbjet e para sezonale natyrisht që nuk janë pritur mirë nga ne, skuadra dhe tifozët, por nuk është barometri i saktë apo i duhuri për të vlersuar këtë skuadër. Ajo që dua të them unë është që skuadra nuk ka luajtur si e bashkuar dhe kjo patjetër do duhet të ndryshojë. Në momentin që kjo do të ndodhë, ne mund të jemi në gjendje të ktikojmë ekipin”, tha Edu fillimisht

Të lidhura

None found

Në lidhje me merkaton, e cila është kritkuar vazhdimisht, drejtori teknik ka një shpjegim:

“Ne kemi bërë disa lëvizje të rëndësishme në merkato dhe e kuptoj se tifozët nuk janë të impresionuar, prandaj të mos themi më që ata janë të zhgënjyer. Klubi ka ndjekur një strategji shumë të thjeshtë, pasi afrimet e verës janë këtu për të hedhur themelet e sigurta për të ardhmen dhe natyrisht që ambjentimi i tyre kërkon pak kohë. Ne jo vetëm ishim aktivë në merkato, por në lidhje me strategjinë e klubit, ne rinovuam edhe me Saka e Martinelli, që përkthehet ndryshe, në një periudhë 1-vjeçare ne kemi nënshkruar me 10 lojtarë nga të cilët 7 prej tyre janë nën 23-vjeç, tha në fund Edu.

Natyrisht që forma dhe nisja e kampionatit nuk është aspak e duhura dhe kritikat nuk do të ndalojnë deri në momentin e kthesës nga skuadra, por në fjalët e tij Edu nuk kërkoj të jepte premtime, vetëm kërkoi kohë nga të gjithë, që projekti të marrë jetë dhe skuadra do të rikthehet aty ku e ka vendin. Arsenal do të rikthehet në fushën e lojës për llogari të javës së katërt përballë Norwich, e pas një jave do të zhvendoset në Burnley, dy takime ku skuadra e Artetës është e dënuar vetëm për të fituar.

të fundit

Dehari kërkon marrëveshje politike: Vetëm konstituimi i Kuvendit nuk e zgjidh krizën

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje politike mes partive,…

42 seconds ago

Skandali 50 milionë euro i dializës/ Ilir Alimehmeti akuzon qeverinë për tender të ri në favor të monopolit privat

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti ka ngritur akuza të forta për shërbimin e dializës në Shqipëri,…

2 minutes ago

Connor Charlton filmonte veten duke udhëtuar me 307 km/orë, videot e çuan në burg për katër vjet

Futbollisti ngiste me një shpejtësi të pabesueshme prej 307 km/orë dhe regjistroi gjithçka siç duhet. Tani ai është dënuar me…

2 minutes ago

Thaçi mohon ekzistencën e planit për ndarjen e Maqedonisë dhe paralajmëron padi ndaj Ali Ahmetit në emër të Arbën Xhaferit

Kreu i Partisë Demokratike për Integrim, Menduh Thaçi, e ka përgenjështruar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Thaçi tha se nuk…

11 minutes ago

Felix Magath rrëfen vizitën në Kosovë, marrëveshjen e afërt me FFK-në dhe këshillën për disiplinë

Trajneri i njohur gjerman Felix Magath, një prej figurave të njohura të futbollit gjerman si futbollist dhe trajner, ka folur…

13 minutes ago

Nga trofetë me Teutën dhe rënia me Flamurtarin, te goli i parë sezonal në Poloni për Oshafin

Aldrit Oshafi duke festuar golin me shokët e skuadrësAldrit Oshafi është shfaqur protagonist në barazimin e skuadrës së tij, Pogon…

19 minutes ago