Categories: sport

Arsenali miraton ofertën e Besiktasit për Leandro Trossard, vendimi i fundit i takon belgut

Besiktasi ka shtuar ndjeshëm përpjekjet për të afruar Leandro Trossard, ndërsa negociatat për sulmuesin belg po drejtohen nga Serdal Adali dhe Onder Ozen, sipas raportimit të Sporx.

Të lidhura

None found

Klubi nga Stambolli, sipas të njëjtit burim, ka vendosur në tavolinë një ofertë prej 20 milionë eurosh për Trossard, propozim që është pranuar nga Arsenali. Në këtë mënyrë, fjala e fundit tani i mbetet vetë lojtarit.

Synimi i Besiktasit është që operacioni të mbyllet gjatë kësaj vere, teksa klubi turk thuhet se është i vendosur të bëjë maksimumin për të fituar garën ndaj skuadrave të tjera të interesuara, mes tyre edhe disa ekipe nga Arabia Saudite.

Aktualisht, Trossard është i grumbulluar me Belgjikën në Kupën e Botës 2026 dhe pritet të presë fundin e këtij kompeticioni përpara se të marrë vendimin përfundimtar lidhur me të ardhmen e tij.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Besiktasit kërkojnë një përgjigje sa më shpejt. Drejtori sportiv i klubit u ka bërë të qartë përfaqësuesve të futbollistit se, për shkak të interesimit gjithnjë në rritje nga klube të tjera, Besiktasi nuk mund të mbetet në pritje pa afat.

Tani mbetet për t’u parë nëse 31-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Turqi, apo pas përfundimit të Kupës së Botës do të zgjedhë një destinacion tjetër.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

3 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

5 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

5 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

5 hours ago