Categories: sport

Arsenali merr veten, Liverpooli kap kreun pasi City “ngec” ndaj ekipit të Brojës (VIDEO)

Arsenalit i ka mjaftuar një super gol i mesfushorit, Martin Odegaard për të marrë fitoren e dytë radhazi në Premier League ndaj Burnley.

Ish-ylli  i Real Madridit shënoi pas një ekzekutimi perfekt të një goditje dënimi në minutën e 30 të ndeshjes.

Të lidhura

None found

Edhe pse rastet nuk munguan për të dyfishuar, por edhe për t’u barazuar, asgjë nuk ndryshoi. Me këtë fitore, “topçinjtë” ngjiten në vendin e 12, ndërsa Burnley pozicionohet në vendin e parafundit.

Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultatin e pastër, 3-0 ndaj Crystal Palace duke marrë kreun e klasifikimit.

Ndeshje u zhbllokua nga Mane në fundin e pjesës së parë, saktësisht në minutën e 43’. Goli i dytë dhe i sgurisë do të vinte në minutën e 78’ me Salah dhe më pas Keita do të vuloste gjithçka në minutën e 90 të ndeshjes.

Me këtë fitore “The Reds” udhëheqin kampionatin me 3 pikë diferencë nga Man City i vendit të dytë.

“Citizens” pozicionohen në vendin e dytë, pikërisht se nuk arritën dot të merrnin 3 pikët ndaj Southamptonit të Armando Brojës.

Edhe pse shanset për gol nuk munguan për vendasit, goli nuk mundi të hynte në rrjetë. Sulmuesi i Kombëtares tonë, Armando Broja u fut në lojë në minutën e 68’ të takimit, ku pak herë krijoi rrezik drejt portës kundërshtare, por duke mbrojtur më shumë me ekipin për ta mbajtur barazimit që për ta, konsiderohet fitore. /albeu.com/

të fundit

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

16 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

17 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

19 minutes ago

Nikolloski: A final solution for our transport operators is still lacking

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

22 minutes ago

Aulon Kalaja pretendon se Rama po negocion largimin nga posti: Debati për përgjegjësinë penale

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

22 minutes ago