Categories: sport

Arsenali mbyll derën për Gyokeres pavarësisht interesit nga klubet elitare të Evropës

Viktor Gyokeres, sulmuesi suedez, ka tërhequr vëmendjen e Atletico Madridit dhe disa emrave të tjerë të mëdhenj të futbollit evropian, por Arsenali nuk planifikon të heqë dorë prej tij.

Të lidhura

None found

Skuadra londineze ka kaluar një edicion shumë pozitiv, duke i dhënë formë të plotë projektit të Mikel Artetës, i cili mori drejtimin e klubit në një moment të vështirë.

Gjatë këtij sezoni, Arsenali arriti të triumfojë në Ligën Premier, ndërsa ishte shumë afër edhe lavdisë në Ligën e Kampionëve, ku u mposht nga Paris Saint-Germain në finale pas penalltive.

Paraqitja e ekipit është dalluar për frymën kolektive dhe jo për varësinë nga një figurë e vetme, me disa futbollistë që kanë pasur rol të rëndësishëm në ecurinë e sezonit.

Ndonëse pritshmëritë për të ishin më të larta, sezoni i Gyokeres nuk vlerësohet si negativ.

Futbollisti 28-vjeçar ka realizuar 21 gola në 55 paraqitje në të gjitha kompeticionet, shpeshherë duke u aktivizuar nga stoli.

Me edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij me “topçinjtë”, ai vazhdon të konsiderohet një pjesë me peshë e ekipit.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, drejtuesit e Arsenalit u kanë bërë të qartë klubeve të interesuara se sulmuesi suedez nuk është në shitje.

Gjatë javëve të fundit, Atletico Madrid është përmendur si një ndër klubet më këmbëngulëse për të, madje është aluduar edhe për një përfshirje të mundshme në një marrëveshje për Julian Alvarez, por nga ana e londinezëve nuk ka gatishmëri për ta lënë të largohet.

Për Gyokeres interesim kanë shfaqur edhe klube të tjera të rëndësishme evropiane, por Arsenali e çmon lart profilin e tij, veçanërisht për shkak të nevojës për rotacion të shpeshtë brenda skuadrës.

Për projektin e Artetës, largimi i sulmuesit suedez do të përbënte një goditje të madhe, ndaj vetëm një ofertë jashtë parametrave të tregut mund ta detyronte klubin të ndryshonte qëndrim.

të fundit

Mirlind Daku zbulon interesimin nga Serie A dhe arsyen pse zgjodhi Spartakun e Moskës

Mirlind Daku Një intervistë e dhënë për “SovSport”, media ruse, ka mjaftuar që të dalin prapaskena interesante nga Mirlind Daku…

3 minutes ago

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

7 minutes ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

9 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

9 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

15 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

26 minutes ago