Martin Zubimendi mund t’i japë fund aventurës tek Arsenali gjatë këtij afati kalimtar, nëse klubi anglez merr një propozim që përmbush pretendimet e tij financiare. Mesfushori spanjoll është 27 vjeç.
None found
Situata e tij ka ndryshuar pas transferimit të Bruno Guimaraes nga Newcastle për 86 milionë euro. Braziliani mund të aktivizohet si mesfushor defensiv, në role më të avancuara ose si pjesë e një dysheje në mesin e fushës, duke i shtuar alternativat e Mikel Artetës.
Sipas Mirror, konkurrenca e krijuar nga ardhja e Guimaraes mund t’ia pakësojë minutat Zubimendit dhe ka sjellë paqartësi për të ardhmen e tij nën urdhrat e Artetës.
Kjo nuk do të thotë se Arsenali e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje reprezentuesin e Spanjës. Ai është i lidhur me klubin deri në vitin 2030, ndërsa raportime të tjera në Angli pretendojnë se “Topçinjtë” vazhdojnë të kenë dëshirë ta mbajnë në ekip.
Zubimendi ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të Arsenalit në sezonin e kaluar të Ligës Premier. Në 38 paraqitje në kampionat, ai realizoi pesë gola dhe dha një asistim, kurse në të gjitha garat kaloi mbi 4,000 minuta në fushë.
Megjithatë, minutazhi i lartë që pati edicionin e shkuar mund të mos përsëritet në sezonin e ri.
Guimaraes i ofron Artetës mundësinë ta përdorë në pozicionin e “numrit gjashtë”, ta zhvendosë përpara si “numër tetë” ose ta vendosë në një mesfushë me dy lojtarë. Pikërisht ky fleksibilitet ka sjellë ndryshimin kryesor në planet e trajnerit.
Arsenali synon të mos përfundojë në një situatë ku një futbollist me marrëveshje afatgjatë luan pak dhe, si pasojë, i bie vlera në treg.
Mirror raporton se një ofertë e konsiderueshme në aspektin financiar mund ta bindë klubin londinez të shqyrtojë largimin e Zubimendit në javët e mbetura të afatit kalimtar.
Sipas raportimeve më të fundit, Arsenali kërkon të paktën 90 milionë euro për mesfushorin. Kjo shumë është dukshëm më e madhe se rreth 60 milionë eurot e paguara për transferimin e tij nga Real Sociedadi në verën e vitit 2025.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…
Futbollistët e Vushtrrisë do të rikthehen në fushë për ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pas bojkotimit të përballjes me Ballkanin,…
Grave iu bëhet thirrje për kontrolle të rregullta për kancerin e gjirit — Klan Kosova [...]Read More...
Përparimet në analizat e ADN-së kanë ndihmuar autoritetet amerikane të lidhin vrasësin serial, Ted Bundy me vrasjen e 17-vjeçares Melissa…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…
Një punonjëse e një parku të kafshëve të egra në jug të Holandës ka ndërruar jetë nga plagët e marra…