sport

Arsenali fillon bisedimet me lojtarin që po e kërkon Arteta me çdo kusht në verë

Arsenali tashmë ka nisur ‘gjuetinë’ për blerje gjatë afatit kalimtar veror, teksa klubi londinez ka filluar bisedimet me njërin prej objektivave kryesor të Mikel Artetës për sezonin e ardhshëm.

‘Topçinjtë’ gjenden momentalisht në krye të Ligës Premier, duke lënë mbrapa Liverpoolin dhe kampionin aktual Manchester Cityn.

Të lidhura

None found

Ekipi i Artetas duket se këtë sezon do të bëjë më mirë se sa në atë paraprak, kur ata dështuan që ta shfrytëzojnë avantazhin e tyre të pikëve mbi Cityn në fazën finale të sezonit.

Sipas mediumit portugez O’Jogo, Arsenali e ka monitoruar tash e sa kohë nga afër qendërmbrojtësin e Sporting Lisbonës, Ousmane Diomande.

A Bola ka raportuar gjithashtu se Arsenali pritet që të ketë një avantazh mbi klubet e tjera të Ligës Premier që janë duke garuar po ashtu për transferimin e Diomandes.

Mbrojtësi i ri ka qenë një figurë kyçe për Sportingun këtë sezon, duke startuar në 19 ndeshje në ligë dhe duke shënuar një gol.

Arsenali tashmë thuhet se interesimin konkret të tyre ua ka komunikuar agjentëve të reprezentuesit të Bregut të Fildishtë dhe drejtorëve të Sportingut.

Diomande i cili ka kontratë me Sportingun deri në 2027 ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë eurosh. /Telegrafi/

të fundit

Nikolloski: Ende mungon një zgjidhje përfundimtare për transportuesit tanë

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…

7 minutes ago

Stërnipi i Benito Mussolinit realizon golin e parë në Serie A, pikërisht në përvjetorin e Marshimit mbi Romë

Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…

11 minutes ago

Franca shqyrtoi kufizimin e rrjeteve sociale dhe ndërprerjen e internetit celular gjatë protestave

Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…

11 minutes ago

Fewer children were detained by police as the number of child victims rises in Macedonia

Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…

17 minutes ago

Pacolli announces that the Special Prosecution has closed its investigation into the grants case

Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…

18 minutes ago

Suspect in Arlinda Zekaj’s murder threatened police: “I won’t surrender; I’ll kill you too

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…

18 minutes ago