Categories: sport

Arsenali drejt afrimit të Illan Meslier, Arteta përgatit një tjetër goditje në merkato

Illan Meslier është shumë pranë kalimit te Arsenali, me portierin francez që pritet t’i bashkohet skuadrës londineze si lojtar i lirë, pas mbylljes së kontratës së tij me Leeds United.

Të lidhura

None found

Sipas “The Athletic”, 26-vjeçari do të zhvendoset në “Emirates Stadium” nëse përfundon me sukses vizitat mjekësore. Në këtë mënyrë, ai do të bëhet afrimi i dytë i përhershëm i Arsenalit gjatë kësaj vere, pas aktivizimit të klauzolës për blerjen definitive të Piero Hincapies nga Bayer Leverkuseni.

Gjatë shtatë viteve te Leeds United, Meslier ishte për gjashtë sezone portieri i parë i ekipit dhe kontribuoi në sigurimin e dy promovimeve për klubin. Në bilancin e tij figurojnë gjithashtu mbi 100 ndeshje në Ligën Premier.

Megjithatë, edicioni 2025/26 rezultoi zhgënjyes për portierin francez. Karl Darlow mori fanellën e titullarit, ndërsa Meslier nuk luajti asnjë minutë me ekipin e parë, duke u aktivizuar vetëm me skuadrën U21 të Leedsit.

Për sezonin e ardhshëm, David Raya pritet të vazhdojë si portieri kryesor i Arsenalit, por afrimi i Meslier i shton Mikel Artetas më shumë opsione në repartin e portës.

Sipas raportimeve, transferimi i Meslier mund të krijojë mundësinë për huazimin e portierit të ri anglez Tommy Setford, i cili vlerësohet si një talent premtues, por për të cilin klubi mendon se i duhen më shumë minuta në një nivel më konkurrues.

Në të njëjtën kohë, Kepa Arrizabalaga mbetet aktualisht zëvendësuesi i Rayas, por megjithëse ka ende dy vite kontratë, raportohet se ai mund të largohet për të gjetur një ekip ku të ketë rolin e portierit titullar.

Në fillim, Meslier pritet të jetë alternativa e tretë në portë, por nëse Kepa largohet, ai mund të avancojë si portieri i dytë i Arsenalit për sezonin 2026/27.

Ndonëse rrjedha e karrierës së tij nuk mori drejtimin që pritej pas shpërthimit te Leeds United, te Arsenali mendojnë se eksperienca e francezit dhe fakti që ai mund të merret pa dëmshpërblim e bëjnë këtë transferim një lëvizje me vlerë për skuadrën e Mikel Artetas.

të fundit

SHSKUK shton kërkesat për llogaridhënie në spitalet rajonale, hapen procedura disiplinore për shkelje të dyshuara

Bordi Drejtues kërkon masa konkrete për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, zbatimin e rekomandimeve të auditimit dhe analizimin e treguesve të…

19 seconds ago

Incidentet ndaj gazetarëve në protesta, UGSH kërkon përgjegjësi dhe ndëshkim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka dënuar rastet e pengimit, kërcënimeve dhe dëmtimit të mjeteve të punës së gazetarëve në…

45 seconds ago

Pasojat e dhunës në familje, shtohen pacientët që i drejtohen Klinikës së Psikiatrisë

Klinika universitare e Psikiatrisë në ISHP ka regjistruar rritje të numrit të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë profesionale për shkak…

5 minutes ago

Dita Ndërkombëtare kundër Varfërisë, qytetarët në Maqedoninë e Veriut: Të ardhurat nuk mjaftojnë as për nevojat bazë

22 për qind e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut jetojnë nën kufirin e varfërisë, ndërsa te fëmijët kjo përqindje arrin…

5 minutes ago

Përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë Piramidës, shtohen forcat te Kryeministria

Situata e protestës është tensionuar pranë Piramidës në Tiranë, ku protestuesit janë drejtuar me vrap në drejtim të efektivëve të…

11 minutes ago

VAR-i e nxori me të kuq, por Liverpooli mbeti pa penallti: ja shpjegimi i vendimit

Është zbuluar arsyeja pse Liverpooli nuk fitoi penallti, pavarësisht se Yehor Yarmolyuk u ndëshkua me karton të kuq për sjellje…

14 minutes ago