Klubi i Arsenalit ka nisur përgatitjet për të apeluar përjashtimin e Max Dowmanit, pasi mesfushori 16-vjeçar u ndëshkua me të kuq në humbjen befasuese ndaj Fleetwood Townit, në raundin e katërt të Carabao Cup.
Dowman u largua nga fusha në minutat e fundit të ndeshjes së së martës. Ai goditi Harrison Neal, pasi ky i fundit ndërhyri ashpër ndaj tij.
None found
Arsenali e konsideron të tepruar vendimin për karton të kuq të drejtpërdrejtë dhe do ta kundërshtojë, pasi përjashtimi mund të pasohet nga tri ndeshje pezullim në garat vendore.
Sipas Standard Sport, londinezët duhet ta paraqesin ankesën në Federatën Angleze të Futbollit (FA) deri të enjten, në orën 13:00 sipas kohës britanike.
Klubi shpreson që FA të japë një vendim përpara ndeshjes së së dielës me Liverpoolin në Ligën Premier, por koha e shqyrtimit do të caktohet nga federata.
Nëse ankesa nuk pranohet, 16-vjeçari do të mungojë ndaj Liverpoolit, Hull Cityt dhe Newcastle Unitedit, në tri ndeshjet e ardhshme.
Pezullimi nuk vlen për garat evropiane, ndaj Dowman mund të luajë kundër Slavia Pragës në Ligën e Kampionëve më 4 nëntor.
Rasti i tij i shtohet një periudhe të vështirë për Mikel Artetën, i cili po përballet me mungesa të rëndësishme në sulm. Bukayo Saka është jashtë për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë, ndërsa Noni Madueke ka probleme me kyçin e këmbës.
Arteta është shprehur i pakënaqur me reagimin e Dowmanit gjatë sfidës ndaj Fleetwoodit. Tani Arsenali pret vendimin e FA-së, duke shpresuar se mesfushori i ri do të shmangë pezullimin dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjet e rëndësishme të ekipit.
Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet për 80.9 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89.1 lekë…
Dita e diel, 22 nëntor, pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë…
Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…
Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…