sport

Arsenali do të detyrohet të paguajë një gjobë nga Premier Liga, arsyeja është mjaft interesante

Arsenali pritet që të dënohet me një gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh, pasi gjashtë lojtarë të ekipit të tyre morën karton të verdhë në sfidën ndaj Liverpoolit.

“Topçinjtë” shkëlqyen në përballjen ndaj “Të Kuqve” duke fituar me rezultat 3-1 të dielën, në një përballje e cila ishte mjaft e nxehtë, me gjyqtarin që u detyrua të shpërndajë gjashtë kartonë të verdhë për lojtarët e Arsenalit, dhe një karton të kuq në drejtim të Ibrahima Konates së Liverpoolit.

Tre nga katër mbrojtësit e Arsenalit që e nisën nga minuta e parë atë takim, White, Saliba dhe Maglhaes, që të gjithë ishin të ndëshkuar, ndërsa edhe Jakub Kiwior i cili hyri në fushë në pjesën e dytë, u ndëshkua po ashtu nga gjyqtari.

Më vonë gjatë ndeshjes kartonë morën edhe Declan Rice e Kai Havertz, duke çuar në gjashtë numrin e lojtarëve të ndëshkuar.

Inews raporton se Liga Premier tani do ta dënoj Arsenalin me një shumë prej 25 mijë eurosh për shkak të numrit të lartë të kartonëve.

Më herët gjatë këtij sezoni, Chelsea dhe Liverpooli ishin gjobitur po ashtu pasi gjashtë lojtarë të tyre ishin ndëshkuar me karton. Liverpoolit iu ndëshkuan tetë lojtarë në duelin ndaj Tottenhamit në tetor, ndërsa gjashtë lojtarë të Chelseat u ndëshkuan në sfidën ndaj Wolves në natën e Krishtlindjeve. /Telegrafi/

të fundit

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

Këtë të hënë, ish-kryeministri i vendit dhe njëkohësisht kreu demokrat, Sali Berisha, u paraqit në SPAK, për të zbatuar masën…

12 minutes ago

E rëndë në Shkodër/ 16-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se…

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në spitalin e Shkodrës. Burime zyrtare nga policia, bënë me…

1 hour ago

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit

Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit, ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit,…

1 hour ago

Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në…

1 hour ago

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me urgjencë në spital

Gjatë natës, tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm. Sipas…

2 hours ago

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë…

2 hours ago