Categories: sport

Arsenal dhe Manchester United përplasen për yllin e Interit

Pas rinovimit të Vinicius Junior me Real Madridin, Arsenali ka hequr dorë nga ëndrra për transferimin e brazilianit dhe ka orientuar kërkimet drejt një tjetër objektivi në merkato.

Të lidhura

None found

Edhe pse emri i tij ishte lidhur fort me një kalim te “Topçinjtë”, sulmuesi 26-vjeçar do të mbetet pjesë e “Los Blancos” edhe sezonin e ardhshëm, pasi firmosi një marrëveshje të re gjashtëvjeçare me klubin madrilen.

Trajneri Mikel Arteta nuk mund ta realizojë më planin për ta sjellë brazilianin në Londër, por drejtuesit e Arsenalit kanë reaguar menjëherë duke përcaktuar një alternativë të re për repartin sulmues.

Raportimet bëjnë të ditur se Arteta dhe drejtori sportiv Andrea Berta kanë nisur skautë drejt Perthit, në Australi, për të vëzhguar nga afër gjatë fazës përgatitore një sulmues që kërkohet nga disa klube.

Objektivi në fjalë është futbollisti i Interit, Pio Esposito, i cili ka përfunduar njëkohësisht edhe në listën e Manchester Unitedit.

Italiani 21-vjeçar, pjesë e kombëtares së Italisë, ka lënë përshtypje shumë të mira te vëzhguesit e të dy klubeve angleze. Arsenali thuhet se e monitoron zhvillimin e tij prej disa muajsh, me synimin për të rritur konkurrencën ndaj sulmuesve aktualë Viktor Gyokeres dhe Kai Havertz.

Arteta e sheh Espositon si një futbollist që i përshtatet profilit të kërkuar. Me një gjatësi prej rreth 1.91 metrash, ai dallohet për forcën fizike, aftësitë në duelet ajrore dhe angazhimin e madh në lojën pa top.

Në garë për shërbimet e tij është edhe Manchester United, megjithëse “Djajtë e Kuq” nuk planifikojnë të paraqesin me nxitim një ofertë. Veprimet e tyre gjatë afatit kalimtar mund të kushtëzohen nga një largim i mundshëm i Joshua Zirkzee.

Nga ana e tij, Interi e cilëson Espositon një lojtar “të paprekshëm”. Megjithatë, sipas raportimeve, një propozim me vlerë rreth 84 milionë euro mund ta bindë klubin italian të shqyrtojë shitjen.

Vetë sulmuesi nuk pritet të ushtrojë presion për t’u larguar dhe nuk synon të paraqesë një kërkesë zyrtare transferimi. Sidoqoftë, raportohet se ai është i hapur ndaj mundësisë për të provuar në të ardhmen një eksperiencë në Ligën Premier.

Pavarësisht vëmendjes së klubeve angleze, Esposito pritet ta zgjasë kontratën me Interin gjatë kësaj vere, çka mund të ndikojë në rritjen e mëtejshme të vlerës së tij në treg.

Gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi italian realizoi 11 gola në 50 paraqitje, duke u afirmuar si një nga talentet më premtuese të futbollit italian.

të fundit

Haxhiu miraton dekretin e ri, Konsullata e Kosovës në Stuttgart bëhet e Përgjithshme

Një zhvillim i rëndësishëm institucional për Republikën e Kosovës dhe komunitetin në Baden-Wurttemberg është ngritja e nivelit të përfaqësimit diplomatik…

7 minutes ago

Nesër ndalohet përkohësisht qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton qytetarët dhe operatorët ekonomikë se, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për ditën e…

7 minutes ago

Barcelona i përgjigjet ashpër Atletico Madridit për Julian Alvarezin: Deklarata të pasjellshme dhe mosrespektuese

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, në…

11 minutes ago

Protestuesit marshojnë në Tiranë në ditën e 89-të: “Ju erdhi fundi!”, kërkohet arrestimi i Ramës dhe Ballukut

Ka përfunduar sipari i fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 89-të të qëndresës qytetare, ndërsa protestuesit kanë nisur…

12 minutes ago

Delegacioni i Kosovës merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të DEA-s në Argjentinë

Delegacioni i Kosovës ka marrë pjesë në Konferencën e 40-të Ndërkombëtare të DEA-s për Zbatimin e Ligjit kundër Drogave (IDEC…

18 minutes ago

Main water supply line breakdown, water supply temporarily interrupted in several areas of Tirana

Një defekt i rëndë në rrjetin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit në disa…

24 minutes ago