Sulmuesi i Leipzig, Christopher Nkunku ka nënshkruar një parakontratë me Chelsean, raporton “The Athletic”.
Klubi anglez thuhet se po i paguan skuadrës gjermane një shumë që tejkalon klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh për 24-vjeçarin.
None found
Chelsea po shpenzon një shifër më të lartë për të siguruar paraprakisht nënshkrimin e francezit për të ndalur kërcënimin nga palët e tjera të interesuara. Në moshën 24-vjeçare, Nkunku është gati të bëjë një hap në Premier League. Francezi u shfaq si një nga lojtarët më premtues të akademisë së PSG-së, por duke pasur parasysh cilësinë e sulmit të klubit francez, ai kurrë nuk mori minutat që i nevojiteshin.
Te Leipzig, ai është bërë një nga sulmuesit më të kërkuar në Europë. Në sezonin e tij të parë, ai shënoi pesë gola dhe 15 asistime. Numri i golave të tij arriti në shtatë gjatë sezonin 20/21, por shifrat me të vërtetë u rritën sezonin e kaluar, duke shënuar 35 gola dhe duke regjistruar 20 asistime në 52 ndeshje./ h.ll/albeu.com
? BREAKING: Christopher Nkunku understood to have signed pre-contract agreement to join Chelsea next summer, according to @David_Ornstein ? pic.twitter.com/1YcY4M0rbI
— 433 (@433) October 3, 2022
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…