Policia katalunase ka vënë në pranga dy persona, të dyshuar për pjesëmarrje në një seri vjedhjesh të planifikuara në banesa luksoze, mes tyre edhe shtëpia e portierit të Barcelonës, Joan Garcia.
None found
Sipas Mundo Deportivo, të arrestuarit janë 58 dhe 42 vjeç dhe dyshohet se vepronin si pjesë e një grupi kriminal përgjegjës për grabitje në prona të ndryshme në Kataluni.
Banesa ku jetonte Joan Garcia me partneren e tij, në zonën e Baix Llobregat, ishte shënjestruar më 10 janar, në kohën kur portieri ndodhej në Arabinë Saudite me skuadrën për Superkupën e Spanjës.
Të dyshuarit tentuan të përfitonin nga mungesa e tij, por alarmi i banesës u aktivizua dhe ndërhyrja e policisë pengoi kryerjen e vjedhjes.
Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan se grupi kishte mbajtur nën vëzhgim edhe shtëpinë e mbrojtësit francez të Barcelonës, Jules Koundes. Edhe në këtë rast, vjedhja ishte planifikuar, por nuk u realizua.
Një prej të arrestuarve, Arsim Blaku, rezulton i njohur për policinë për shkak të veprave të përsëritura. Ai dyshohet gjithashtu se kishte një rol drejtues në organizimin e operacioneve.
Të dy personat e arrestuar janë lënë në paraburgim. Ndërkohë, një grua tjetër e përfshirë në hetim është liruar pasi u paraqit para gjykatës.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse grupi i dyshuar ka lidhje edhe me vjedhje të tjera në banesa luksoze në Kataluni./
Pjesëmarrja në protestë dyshohet se ka nisur të ketë pasoja për disa persona edhe sa i përket procedurave të daljes…
Avokatët e Christa Pike, 50-vjeçares që i mbijetoi një ekzekutimi të dështuar në shtetin e Tennessee-s, kanë kërkuar ndërhyrjen urgjente…
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka marrë pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, me…
Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka publikuar pamje nga angazhimi i punëtorëve për rikthimin në operim…
Ky produkt i zakonshëm mund të ketë disa përdorime praktike gjatë udhëtimit, për të cilat ndoshta nuk keni menduar më…