Liverpooli ka konfirmuar se Arne Slot ka filluar sot (e shtunë) zyrtarisht në detyrën e tij të re si kryetrajneri i klubit.
Reds njoftuan para disa javësh marrëveshjen me Arne Slot për të lënë Feyenoordin dhe për t’u bërë pasues i Jurgen Klopp në Anfield.
Megjithatë, vetëm sot ka ardhur njoftimi zyrtar i kompletimit të dokumentacionit dhe fillimin e punës së Slot si trajner i ri i Liverpoolit.
“45-vjeçari bashkohet me Reds nga Feyenoord dhe merr frenat pas largimit të Jürgen Klopp”, thuhet fillimisht në deklaratën e klubit.
“Slot do të fillojë punën me skuadrën kur të fillojë sezoni para-sezonal në korrik, me një udhëtim me tre ndeshje në SHBA, pjesë e përgatitjeve për 2024-25”.
“Trajneri i lindur në Holandë vjen pas tre sezoneve shumë të suksesshme me Feyenoord, gjatë të cilave ai i udhëhoqi ata drejt titullit të ligës në 2023 dhe u emërua Trajneri i Vitit në Eredivisie në dy raste”, mbyllet njoftimi i Reds. /Telegrafi/
Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Llapushnik, në komunën e Drenasit, përgjatë rrugës Pejë-Prishtinë.…
Gjykata e Apelit, lë në fuqi masën e arrestit me burg për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Cakrrin, të dy të…
Bashkia e Tiranës, ka miratuar një paketë të re ndryshimesh dhe shtesash në sistemin e taksave dhe tarifave vendore, duke…
Familjarët e 55-vjeçarit, i cili vdiq pas ndërhyrjes në klinikën dentare, nuk kanë ngritur dyshime për vdekjen e tij. Sipas…
Në Rusi ka plasur skandali, ku Mirlind Daku, sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg…
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Shtegu i Ngjyrave në Shishtavec, pjesë e Parkut…