Armand Duka, është rizgjedhur për herë të shtatë si President i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Duka u rikonfirmua sot nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, për një mandat të ri katërvjeçar.
Vendimi u mor me votë unanime nga të gjithë anëtarët me të drejtë vote, ndërsa procesi u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
“Dua t’ju falenderoj nga zemra për mbështetjen e sotme. Për mua nuk është thjesht një votim, është një vlerësim që më detyron të jem më i përkushtuar në shërbimin tuaj, në shërbim të FSHF. Do të bëjmë të pamundurën që loja jonë, kampionati ynë, zhvillimi i infrastrukturës dhe stabiliteti financiar i FSHF të jenë në nivelet maksimale. Uroj që ne të gjithë bashkë të jemi pjesë e Botërorit 2026. Suksese Sylvinho, suksese ekipi Kombëtar shqiptar. Faleminderit të gjithëve”, tha Duka në fjalën e tij.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, u diskutua për kalendarin e punës. Bashkëkryetari Luçiano Boçi…
Opinionisti i Fan Club, Arjan Konomi, është përplasur me Krusitën për qëndrimin e saj në Big Brother VIP Albania. Ai…
Në vijim të debatit për projektligjin e Qeverisjes Elektronike në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e…
Kryeministri Edi Rama , i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së…
Zebërvoki ka bërë një reagim të fortë publik, duke zbuluar se është bllokuar në rrjete sociale nga Luiz Ejlli, pas…
Këtë të hënë, meterologia Tanja Porja, tha sepritet një mot me shi, ku reshjet pritet të shtohen dhe të intensifikohen…