sport

Armand Duka për Asllanin: Ai do të jetë Modric i ri, së shpejti do bëhet kryesori i Interit

Në një intervistë për “L’Interista”, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka thurur elozhe për Kristjan Asllanin, lojtarin më të ri të interit.

President, si e shihni Asllanin te Interi në rolin e zëvendësin e Brozovic?

Të lidhura

None found

“Filloj duke thënë se Brozovic është një lojtar i rëndësishëm në skenën botërore. Të gjithë e dinë vlerën e tij, ai luajti edhe një finale të Kupës së Botës, ai është i vendosur ndërkombëtarisht, me pak fjalë, ai është një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Kristjani është një perspektivë e re, shpresoj shumë dhe jam i bindur që ai do të konkurrojë me Brozovic për një pozicion titullar. Kur ai të fitoj vendin e titullarit, ai do të jetë gjithashtu një lojtar i rëndësishëm në nivel botëror. Duke punuar shumë do të jetë në gjendje të fitojë vendin e tij.”

A jeni dakord me të tjerët që mendojnë se Kristjan Asllani do të jetë një lojtar i nivelit të lartë në të ardhmen?

“Ai është ende shumë i ri, pork a potencial të jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar tashmë me Empolin. Siç e thashë edhe më parë, besoj dhe jam i bindur se me cilësitë që ka aim und të bëhet një lojtar i rëndësishëm në futbollin botëror.”

Me kë e krahasoni?

“Ashtu siç e shoh unë, aim und të jetë Luka Modric i ardhshëm. I ka të gjitha cilësitë për të arritur majat, është i ri, ka aftësi të larta teknike, vendosmërinë e duhur dhe karakter të fortë.

Falë këtij karakteri ai mund të arrijë shumë lart dhe të bëjë gjëra të mëdha.”

Keni ndonjë këshillë për të?

“Do të jetë shumë e rëndësishme për të që të mbajë këmbët në tokë, të punojë shumë dhe me kokën ulur. Objektivi i tij i parë, natyrisht, është të fitojë pozicionin titullar në skuadrën e Interit.”

Cilat janë pritshmëritë e tij në Shqipëri?

“Tifozët shqiptarë tashmë i njohin cilësitë e tij, e kanë ndjekur prej kohësh dhe e pëlqejnë shumë. Që kur dolën lajmet e para për kalimin e Asllanit tek Inter, të gjithë e prisnin këtë transferim.”

Jo shumë lojtarë shqiptarë e kanë veshur këtë fanellë.

“Pikërisht, shumë pak shqiptarë kanë luajtur për Interin. I fundit që luajti me ekipin e parë ishte Rey Manaj. Tani në Shqipëri edhe tifozët e Milanit bëjnë tifo për Interin për shkakun e Asllanit (qesh). Të jemi realist, nuk ka arsye më të madhe krenarie për ne sesa të shohim një shqiptar duke luajtur në radhët e një klubi të madh dhe historik si Interi.”

Asllani është produkti më i fundit i futbollit shqiptar. Mund të na tregoni për punën që ka bërë Shqipëria me Edy Rejën dhe stafin e tij për t’u rritur ndër vite?

“Sigurisht me Rejën në krye si trajner jemi rritur si ekip, jemi fokusuar fort tek të rinjtë që punojnë shumë me ta dhe kemi ndërtuar një project të madh për rritjen e futbollit shqiptar.”/ h.ll/albeu.com

të fundit

Përplasje në Korçë, ambulanca godet të moshuarin me biçikletë dhe arrestohet drejtuesi

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes, në afërsi të bibliotekës së qytetit. Sipas burimeve…

5 minutes ago

Tri kriteret që ndikojnë në përzgjedhjen e fituesit të Topit të Artë

Topi i Artë konsiderohet një nga çmimet më të rëndësishme individuale në futboll, por fitimi i këtij trofeu prestigjioz nuk…

18 minutes ago

Kamëz/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese, zbulohet emri i pronarit

Në orët e para të mëngjesit, një shpërthim ka ndodhur në zonën e Bathores, në Kamëz, ku një sasi e…

23 minutes ago

U arratis në mënyrë spektakolare, ky është i burgosuri shqiptar në Greqi

Personi në foto është 41-vjeçari shqiptar, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë transferimit nga burgu i Serresit në…

26 minutes ago

Elseid Hysaj pa skuadër, mbrojtësi shqiptar propozohet për Evertonin

Elseid HysajE ardhmja e Elseid Hysaj mbetet ende e paqartë pas largimit të tij nga Lazio [...]Read More...

37 minutes ago

Serious accident in Himara, car overturns on road, three reported injured

Në orët e para të mëngjesit, një aksident rrugor është regjistruar   në zonën e Porto Palermos, në Himarë. Rreth…

41 minutes ago