sport

Armand Duka i lumtur me fitoren ndaj Ukrainës: Të gjithë bashkë të mbështesim këta djem drejt një suksesi të dytë ndaj Gjeorgjisë

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria ka marrë një fitore të madhe 1-2 në udhëtim te Ukraina, duke e nisur mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë triumfuan me rikthim ndaj ukrainasve, derisa e nisën me fitore falë golave nga Ardian Ismajli dhe Jasir Asani.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili komplimentuar futbollistët për fitoren, derisa ka bërë thirrje për përkrahje të madhe në sfidën ndaj Gjeorgjisë që zhvillohet të martën në “Air Albania”.

Reagimi i Dukës:

Suksesi plotësisht i merituar sot në Prage me Ukrainën në nisjen e Ligës së Kombeve konfirmon potencialet jo të pakta të skuadrës sonë për të shkuar shumë larg!

Në rikthimin e tyre në fushë sot pas Evropianit, çunat demonstruan sërish forcë, karakter dhe besim absolut edhe në disavantazhin e gjendur nga kundërshtari.

Pavarësisht fitores ka ende shumë për të përmirësuar e për të bërë më mirë dhe ku natyrisht kam bindjen absolute që stafi do i trajtoje në mënyrë shterruese momentet e pasigurive tona.

Vazhdojmë të jemi Shqipëria që vijon të akumuloje forcë e respekt tek çdo kundërshtar!

Shumë shpejt na vjen në Tiranë Gjeorgjia që trembi me fitoren e parë sot. Me pak më shumë kujdes në fushë do të vijojmë të prodhojmë sukses e rezultat me këtë ansambël kuqezi që është destinuar të na rifalë të tjera emocione të forta si ato të para pak muajve!

Shumë urime djemve dhe stafit!

Tani të gjithë së bashku të martën në stadium për të mbështetur këta djem drejt një suksesi të dytë ndaj Gjeorgjisë së fortë, por aspak të pathyeshme! Është Kombëtarja jonë, juaja, e të gjithëve! Vazhdoni ta mbështesni sa më fort.

të fundit

PHOTO/ Image of one of the two Albanians accused of stealing from Prince William and Kate’s residence released

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

3 hours ago

Los Angeles faces long traffic jams on the eve of Thanksgiving

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

3 hours ago

FOTO/ Publikohet imazhi i njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën e Princit William dhe Kate

Mediat britanike kanë publikuar fotografinë e njërit prej dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhjen në rezidencën mbretërore të Princit William…

4 hours ago

Los Angeles përballet me kolona të gjata trafiku në prag të Ditës së Falënderimeve

Fluksi i udhëtarëve në prag të Ditës së Falënderimeve ka shkaktuar trafik të rënduar në Los Angeles, ku mijëra automjete…

4 hours ago

Invest in young people”/ Ambassador Wendt: Albania must ensure a level playing field for businesses

Krijimi i kushteve të barabarta të konkurrencës, forcimi i lidhjeve mes kompanive amerikane dhe shqiptare, si dhe investimi te brezi…

5 hours ago

Xhaferri: Ilir Alimehmeti is the Democratic Party’s preferred choice for Tirana, but we are open to other candidates

Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka zbuluar emrin që PD ka përzgjedhur si kandidat të mundshëm për Bashkinë e…

5 hours ago