Categories: sport

Arjanit Fazlija nis aventurën te Prishtina me gol që në debutim

Arjanit Fazlija e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me Prishtinën, duke shënuar që në paraqitjen e tij të parë me fanellën bardhekaltër.

Mesfushori i ri kosovar, 21 vjeç, hyri në fushë në minutën e 75-të të ndeshjes kundër Llapit. Vetëm pak çaste pas inkuadrimit, ai tregoi menjëherë potencialin e tij dhe la gjurmë në debutimin në futbollin kosovar.

Të lidhura

None found

Fazlija e gjeti rrjetën pas një goditjeje të fortë nga afërsisht 20 metra, duke e çuar rezultatin në 4-0 dhe duke i dhënë vulën suksesit bindës të Prishtinës.

I lindur në Gjermani dhe i rritur atje, Fazlija vendosi që këtë verë të transferohej te klubi më i madh kosovar. Për të, Prishtina përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe një mundësi të përshtatshme për ta zhvilluar më tej karrierën.

Rrugëtimin e tij në futboll e ka ndërtuar përmes akademive të njohura gjermane. Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të Bayer Leverkusenit dhe Greuther Fürthit, ku ka fituar përvojë që ka ndihmuar në formimin e tij si futbollist.

Megjithatë, raporti i Fazlijës me Kosovën ka qenë i vazhdueshëm. Ai ka përfaqësuar vendin në pothuajse të gjitha kategoritë, duke nisur nga Kosova U15, për të vazhduar me U17 dhe U19, ndërsa më pas është përfshirë edhe në Kosovën U21.

Fazlija është një mesfushor modern, i cili karakterizohet nga qetësia dhe kontrolli i mirë i topit. Përveç kontributit në organizimin e lojës, ai mund të jetë i dobishëm edhe në fazën mbrojtëse e atë sulmuese. Goli ndaj Llapit dëshmoi gjithashtu se posedon cilësi të rëndësishme në goditjet nga distanca.

Gjatë përgatitjeve, 18-vjeçari iu bashkua skuadrës me vonesë dhe pati edhe një dëmtim të lehtë në kyçin e këmbës. Tash, megjithatë, duket se kjo pengesë është lënë pas, ndërsa paraqitja dhe goli në ndeshjen ndaj Llapit japin shpresë se ai po i afrohet formës së tij më të mirë.

Trajneri Orges Shehi duket se i beson futbollistit të ri. Debutimi i shoqëruar me gol mund të jetë vetëm kapitulli i parë i një rrugëtimi të gjatë të Fazlijës me Prishtinën.

Ndërkohë, kryeqytetasit e kanë filluar edicionin e ri në mënyrë të përsosur. Prishtina ka regjistruar dy fitore në po aq ndeshje dhe deri tani ka shënuar plot tetë gola.

Assane Diatta dhe Albin Krasniqi kanë realizuar nga tri gola, ndërsa pas suksesit ndaj Llapit në listën e golashënuesve është përfshirë edhe Arjanit Fazlija.

Prishtina po ndërton një skuadër me shumë cilësi dhe Fazlija mund të jetë një prej lojtarëve që do të marrë vëmendje të veçantë gjatë këtij sezoni. Ai e shënoi me gol debutimin e parë në futbollin kosovar, duke dhënë sinjale të qarta për potencialin e tij dhe për atë që mund të sjellë në të ardhmen.

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

7 hours ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

7 hours ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

7 hours ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

7 hours ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

7 hours ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

7 hours ago