Në fillim të këtij muaji, Real Madrid njoftoi ardhjen e Kylian Mbappe, i cili do të bashkohet zyrtarisht më 1 korrik kur i skadon kontrata e tij me Paris Saint-Germain.
Ndërsa marrëveshja është pritur me emocione ekstreme nga tifozët e Los Blancos, duket se ndjenja nuk është e njëjtë për disa lojtarë në skuadrën e Carlo Ancelottit.
Sipas mediumit UOL, disa anëtarë të kontingjentit brazilian të Real Madridit – ka të ngjarë të jenë Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes – kanë frikë nga një humbje e rëndësisë për shkak të ardhjes së Mbappes.
Besohet se Rodrygo është më i prekuri, pasi është vendi i tij në formacion që do të rrezikohej nëse Ancelotti nuk rikthehet në sistemin 4-3-3 për sezonin e ardhshëm.
Për më tepër, deklaratat e fundit të Mbappes se Kampionatet Evropiane janë “më të vështira” se Kupa e Botës u interpretuan nga yjet brazilianë të Real Madridit si përçmuese.
Në fund të fundit, ardhja e Mbappes është një gjë shumë e mirë për Real Madridin, edhe pse është e kuptueshme që disa nga lojtarët e tyre ekzistues do të ndiheshin të kërcënuar prej tij, duke qenë se ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë.
Do të jetë detyra e Ancelottit dhe stafit të tij stërvitor të sigurojnë që kjo “luftë e brendshme” e supozuar të mos dalë jashtë kontrollit. /Telegrafi/
Ish-sulmuesi Kristian Vieri foli për La Gazzetta dello Sport rreth fillimit të Serie A, duke filluar me disa mendime për…
Anis Mehmeti nuk di të ndalet në Angli. Sot për Bristol Sitin ishte pikërisht ai, që zhbllokoi takimin në transfertën…
Një 44-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë, pasi dyshohet se ka kryer ndërhyrje në monumentin e kulturës ‘Ura e Vashës’…
Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografi nga një festë e fundvitit me…
Radhë mjetesh disa kilometra jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë teksa qytetarët u drejtohen zonave turistike, kryesisht juglindjes për të…
Sot, në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete të ndryshme të botës ka nisur procesi i votimit për mërgatën të…