Vitin e kaluar, Real Madridi transferoi Arda Gulerin nga ekipi i Fenerbahces për shumën e 20 milionë eurove. Talentit turk aventura me madrilenët nuk i eci aq mirë në fillim, pasi lëndimet ia pamundësuan që të dëshmojë kualitetin.
Sidoqoftë, Carlo Ancelotti tashmë e ka bërë të ditur se klubi nuk e ka në plan që ta huazoj sensacionin turk sezonin e ardhshëm, dhe këtë Guler ia shpërbleu me golin e vetëm në fitoren e Real Madridit me rezultat 1-0 ndaj Real Sociedadit.
Që prej transferimit në Spanjë, mediat e vendit e kanë cilësuar turkun si pasardhësin afatgjatë të Luka Modric, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit dhe nuk është e sigurt që do ta vazhdojë atë.
Për këtë arsye, marrëdhënia e Gulerit dhe Modricit ka qenë mjaft e mirë që nga dita e parë. Ata lavdërojnë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa Modric e konsideron Gulerin si ‘vëllaun e tij të vogël’.
Guler ishte i ftuar në emisionin KAFA Sports, ku zbuloi se bashkëlojtarët e tij në dhomën e zhveshjes e quajnë atë ‘Abi’, që në gjuhën shqipe do të thotë vëlla.
“Të gjithë më thërrasin Abi, por nuk e dinë se çfarë do të thotë. Jam i habitur kur Modric më thërret kështu”, ka thënë Guler.
Guler ka luajtur në total 51 ndeshje për Fenerbahcen duke shënuar nëntë gola dhe duke dhurar 12 asistime.
Me fanellën e Realit ka luajtur tetë ndeshje gjithsej dhe ka gjetur rrugën e golit dy herë. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 dhe Transfermarkt e vlerëson kartonin e tij rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/
Në një deklaratë të dhënë për “Live From Tirana”, gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka…
Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë se UÇK-ja ishte këmba e NATO-s në tokë. Ai ka deklaruar se…
Ditën e sotme rreth orës 14:30 minuta, dy gra mbetën të plagosura në Lezhë pasi automjeti me të cilin udhëtonin…
Personat që shihni në foton e meposhtme, janë çifti i shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, lidhur me skemën…
Një 41-vjeçar është arrestuar dhe djali i tij i mitur është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pas një konflikti…
Ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, raporton BBC. Hatton, një prej emrave më…