Arda Guler po përjeton një fillim mbresëlënës të sezonit në La Liga, ku deri tani është lojtari që ka krijuar më shumë mundësi shënimi, edhe pse ka qëndruar në fushë vetëm 227 minuta.
None found
Futbollisti turk i Real Madridit ka ndërtuar 24 raste për gol, gjashtë më shumë se lojtari që e ndjek, ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, me 18 raste të krijuara.
Avantazhi i Gulerit bëhet edhe më i dukshëm kur statistikat krahasohen me kohën e aktivizimit të dy lojtarëve.
19-vjeçari krijon mesatarisht 9.5 raste shënimi për çdo 90 minuta, ndërsa Yamal ka një mesatare prej 4.8 rastesh për 90 minuta, pothuajse gjysmën e shifrës së turkut.
Me këto rezultate, Guler kryeson renditjen e lojtarëve për krijimin e rasteve në La Liga dhe ka dëshmuar ndikimin e rëndësishëm që ka pasur në lojën e Real Madridit që prej nisjes së sezonit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…
Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Edi Gusia, ka kërkuar që në rastin…
Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…
Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…