Arda Guler mund të largohet nga Real Madridi në formë huazimi këtë muaj me Villarrealin që po ndjek reprezentuesin turk.
Guler pritet të bëjë debutimin e tij sot me fanellën e Real Madridit në Kupën e Mbretit me Los Blancos që do të shkojnë te skuadra e nivelit të katërt Arandina.
Carlo Ancelotti ka konfirmuar se turku është gati për të filluar ndeshjen dhe tifozët e Real Madridit më në fund do të kenë një shans për ta parë atë në veprim.
Megjithatë, për shkak të mungesës së minutave të tij deri më tani këtë sezon, Ancelotti është i pasigurt se si ose kur ta sjellë atë në grupin e ekipit të parë në një bazë më të qëndrueshme.
Nëse opsionet nuk janë aty për t’i dhënë atij një rol më të madh, Ancelotti është i hapur për ta larguar në huazim deri në fund të sezonit, për të forcuar zhvillimin e tij.
Sipas mediumit Diario Sport, Villarreali po planifikon një mori ardhjesh të reja në javët e ardhshme dhe ata mund t’i ofrojnë Gulerit një shans më të madh për të bërë përshtypje sesa ndikimi i kufizuar që ai do të ketë në Madrid në vitin 2024. /Telegrafi/
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti…
Një debat i fortë dhe mjaft domethënës ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Big Brother VIP Kosova 4, pas…
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka realizuar një nga rrëfimet më të veçanta dhe më ndryshe…
Dokumente të reja tronditëse nga arkivat e Epstein japin një rrëfim kontradiktor të orëve të fundit të pedofilit miliarder, ndërsa…
Në një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin…
Me ceremoninë e hapjes, nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore të Milano Cortinas. Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 4 sportistë,…