sport

Arbitrat shqiptarë spektatorë në shkallët e tribunave, Anthony Taylor do të vendosë kampionin e Superiores

Finalja e madhe e “Final 4” në kampionatin “Abissnet Superiore” do të gjykohet nga një arbitër i huaj dhe me shumë eksperiencë në arenën Europiane.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur akordi, që finalja e madhe e “Final 4” ku do të përcaktohet edhe ekipi kampion i këtij sezonin në kampionatin “Abissnet Superiore” do të drejtohet nga gjyqtar anglez, Anthony Taylor.

Të lidhura

None found

Gjithashtu FSHF bën me dije se edhe ndihmësit e Anthony Taylor në finalen e madhe të 26 maj do të jenë të huaj dhe në ditët në vijim do të bëhen publike emrat e përzgjedhur.

Arbitri 45-vjeçar i cili mban prej kohësh stemën e FIFA-s, ka një karrierë të pasur në botën e futbollit pasi drejton takime të nivelit të lartë në Premier League, UEFA Champions League, UEFA Europa League etj.

Gjithashtu Anthony Taylor ka gjykuar edhe disa finale të rëndësishme, ku vlen të përmendet finalja e vitit të kaluar në UEFA Europa League, Sevilla – Roma, ndeshjen finale të FIFA Club World Cup në sezonin 2022/2023, Real Madrid – Al-Hilal, takimin final të UEFA Nations League të sezonit 2020/2021, Spanjë – Francë, sfidën finale të UEFA Super Cup 2020/2021, Bayern Munich – Sevilla etj.

Gjyqtari anglez së fundmi drejtoi edhe takimin e parë gjysmëfinal në UEFA Champions League, Borussia Dortmund – PSG.

“Final 4” është risia e këtij sezoni në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe FSHF i ka dhënë një rëndësi maksimale këtyre ndeshjeve, për ta përmbyllur në mënyrën e duhur edicionin futbollistik.

të fundit

Lazio e Gattusos në formë fantastike: pa humbje, gjashtë gola ndaj Sassuolos dhe në krye të Serie A

Lazio po kalon një formë të jashtëzakonshme nën drejtimin e Gennaro Gattusos. Skuadra romake triumfoi me rezultat bindës 6-2 në…

33 seconds ago

Navalnaya paralajmëron për afrimin mes regjimeve autoritare dhe së djathtës ekstreme në Evropë

E veja e opozitarit rus Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, ka paralajmëruar për rritjen e bashkëpunimit mes regjimeve autoritare dhe partive…

7 minutes ago

Sofia Vergara dhe Dan Reynolds bashkë në darkë: Një foto ngjall aludime për romancë

Aktorja e njohur e serialit “Modern Family”, Sofia Vergara, dhe këngëtari i grupit “Imagine Dragons”, Dan Reynolds, janë fotografuar së…

8 minutes ago

MPB nënshkruan kontratë mbi 2.1 milionë euro për dokumente dhe sisteme, pas negocimit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka nënshkruar kontratë në vlerë mbi 2.1 milionë euro për furnizim me dokumente blanko…

23 minutes ago

Onur Çakici officially takes over as KFOR deputy commander

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kryesoi ceremoninë e dorëzimit të detyrës për postin e zëvendëskomandantit në selinë e KFOR-it.…

23 minutes ago

Taravari: The time has come for constitutional amendments and further steps toward European integration

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari njofton se sot ka takuar ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas me të cilin ka biseduar…

23 minutes ago