sport

Arbër Zeneli shënon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë, i pari pas rikthimit në Suedi

Sulmuesi kosovar, Arbër Zeneli, i cili aktivizohet në radhët e Elfsborgut në Suedi ka gjetur golin e tij të parë që prej rikthimit në Skandinavi.

Elfsborgu po luan ndaj Siriusit në kuadër të javës së gjashtë në elitën e futbollit suedez, ndërsa pas 45 minutave të para, Elfsborgu po udhëheq pikërisht falë golit të Zenelit.

Po zhvillohej minuta e pestë shtesë e pjesës së parë kur Arbër Zeneli tregoi mjeshtërinë e tij duke ekzekutuar në mënyrë perfekte goditjen e dënimit.

Gjuajtja e Zenelit ndonëse u lexua nga portieri kundërshtar ishte e pamundur që të ndalej, dhe kësisoji topi përfundoi në rrjetë për rezultatin 1-0.

Ky ishte goli i parë i Zenelit që prej se u rikthye në Suedi, aty ku në vitin 2015 kishte luajtur pikërisht për Elfsborgun.

të fundit

Papa Leoni XIV feston sot 70-vjetorin, ditëlindja e parë në krye të Selisë së Shenjtë

Papa Leoni XIV, feston sot 70-vjetorin e lindjes, një moment simbolik jo vetëm për moshën, por edhe për profilin e…

3 minutes ago

Dalin pamjet e para nga dasma e djalit të Jozefina Topallit në Vatikan, Genari kurorëzon dashurinë me modelen Cindy Marina, detajet nga ceremonia private

Në familjen e deputetes së PD, Jozefina Topalli, këtë fundjavë është festuar një moment i veçantë. Djali i saj Genari,…

24 minutes ago

Ukraina sulmon në territorin rus, hedh në erë dy rafineritë e naftës

Ukraina ka sulmuar të paktën dy rafineri të mëdha të naftës brenda Rusisë – përfshirë një që gjendet 1.400 kilometra…

38 minutes ago

Sot protestë në Hagë, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ditën e sotme, në orën 14:00, në Hagë do të mbahet protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së, të cilët…

42 minutes ago

Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

Shërbimet e komunikimit në Shqipëri, janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi…

55 minutes ago

Forcon imunitetin në 5 ditë, ja si të përgatisni në shtëpi pijen që ju ndihmon për gripin

Ndërsa afrohet stina e ftohtë, mënyrat natyrale për të forcuar imunitetin bëhen thelbësore. Kjo pije kombinon përbërës të pasur me…

1 hour ago