Klubi turk, Adana Demirspor ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është larguar nga skuadra e tyre.
Zeneli u transferua në verë te Adana Demirspor në tentim për të rigjetur formën pas një sezoni katastrofik në Ligue 1 me Reims, ku pati edhe disa lëndime të renda.
Megjithatë, pa i mbushur mirë gjashtë muaj, sulmuesi anësor i Kosovës është larguar nga klubi turk.
Është vet klubi që ka njoftuar se 28-vjeçari ka shkëputur njëanshem kontratën dhe tani është lojtar i lirë.
“Arbër Zeneli ka shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me Adana Demirspor”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Gjatë sezonit vjeshtor te Adana Demirspor, Zeneli luajti 13 ndeshje në të gjitha garat, ku pati vetëm një asistim. /Telegrafi/
Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë ‘Rama’…
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në një konferencë për shtyp, u pyet lidhur me imunitetin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjatë…
Krim i rëndë në një familje në Bulqizë. Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka plagosur me…
Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar duke paralajmëruar qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve online.…
Një qytetar ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Rama në Divjakë. Ai ka theksuar se fermerët janë shtresa më e…
Mesfushori i Barcelonës, Gavi e ndoqi ndeshjen e Championsit nga tribuna për shkak të dëmtimit. Pas përfundimit të sfidës me…