sport

“Arbër Hoxha është talent i madh”! Seferi: Europiani nuk është kontratë, por është për kombin shqiptar

Sulmuesi Taulant Seferi ishte ulur në krah të trajnerit Silvinjo ditën e sotme dhe foli për përgatitjet e skuadrës në prag të miqësores së dytë të Kombëtares shqiptare ndaj Azerbajxhanit, që do të luhet nesër në stadiumin “Haladas Sportkomplex” në Hungari.

Sulmuesi kuqezi u shpreh se ekipi po përgatitet dhe po punon shumë fort në këtë fazë përgatitore, ndërsa foli edhe për konkurrencën brenda skuadrës si edhe për kundërshtarët në Europian. Seferi siguroi se e gjithë skuadra do të japë maksimumin në finalet e Europianit.

Europiani po afron, si është atmosfera brenda grupit? – Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë fort, me intensitet të lartë me të gjithë stafin. Është krenari të jesh pjesë e Kombëtares, ndjesi shumë e mirë. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që jemi të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur që jemi këtu dhe mezi po e presim Europianin. Po punojmë fort.

Si iu duk Seferit Arbër Hoxha dhe a po rritet konkurrenca në sulm? – Arbër Hoxha është talent i madh, një lojtar me cilësi shumë të mira dhe jam i lumtur që luajti dhe ka vendosur të luajë për Shqipërinë. Pa dyshim që kur ka konkurrencë, edhe grupi bëhet më i fortë, ekipi bëhët më i fortë dhe kjo është diçka e mirë për Kombëtaren shqiptare.

Rritja e Seferit në këto dy vite – Futbolli ka ulje dhe ngritje, por unë kam shikuar përpara dhe kam pasur qëllimin për të bërë më të mirën time dhe të jem gati për Kombëtaren. Zoti ka dashur që unë të jem këtu dhe kam punuar fort për këtë pjesë dhe shpresoj që do të jemi në formën më të mirë dhe të japim maksimumin.

A e sheh Europianin si mundësi për të treguar më shumë vlera? – Europianin nuk e shoh për kontratë, por si gjënë kryesore për të gjithë kombin shqiptar. Ne jemi këtu për të dhënë dhënë maksimumin dhe për të punuar fort për Kombëtaren shqiptare. Transferimin nuk e mendoj tani, e mendoj pas Europianit.

Ke ruajtur gola për Europianin? – Ne jemi sulmues, duhet të bëjmë gola. Po punojmë fort dhe jemi të gjithë mirë, pa lëndime. Na mbetet vetëm të punojmë fort, të përgatisim çdo ndeshje në maksimum dhe ia lëmë kohës.

Miqësoret e Kroacisë dhe Italisë, cila ju duket skuadra që mund t’ju hapë më shumë probleme në grup? – Ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne kemi një grup të fortë, kemi besim. E gjithë ajo që duhet të bëjmë është të japim maksimumin, të përgatisim ndeshjet me radhë, të kemi shpirtin luftarak. Ajo që ka ekipi ynë prej ditës së parë kur ka ardhur trajneri është të jemi të bashkuar dhe të jemi një.

Deklarata e Silvinjos që lidhet me marrëdhënien që kanë futbollistët shqiptarë me fanellën kuqezi – Jemi shqiptarë dhe jemi shumë krenarë për këtë që bëjmë për këtë fanellë që e veshim dhe pa dyshim që kjo është një fanellë shumë e rëndë. Jemi të lumtur dhe ne për këtë fanëllë duhet të japim maksimumin. Shpresoj që do të kemi rezultate të mira.

të fundit

Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit

Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald…

16 minutes ago

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy…

35 minutes ago

Igli Tare nuk i heq sytë nga Gjimshiti, mbrojtësi shihet si “paketë shkëmbimi” për amerikanin

Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga…

36 minutes ago

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë shëndetësore, dy ministri mbulojnë kurimin

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës kanë njoftuar se do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit për aktori Naun…

59 minutes ago

I mahniti të gjithë me veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, kush është stilisti “hero” i Volodymyr Zelenskyt që e bëri të marrë aq shumë komplimente

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka mahnitur administratën e Donald…

59 minutes ago

Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të plago*ur në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka…

1 hour ago