sport

Araujo: Nuk kam dyshuar kurrë, unë i përkas vetëm Barcelonës

Ronald Araujo ka folur për kënaqësinë e tij pas nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën deri në qershor 2026.

Barcelona mbajti një ceremoni pas dyerve të mbyllura me mediat e klubit dhe 22-vjeçari filloi duke falënderuar të dashurit e tij që e ndihmuan të arrinte këtë pikë.

“Dua të falënderoj prindërit dhe gruan time”, tha Araujo

“Kemi kaluar shumë. Prindërit e mi kanë bërë shumë sakrifica, por kanë paguar, kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kurrë nuk kam dyshuar se i përkas këtu, besoj te klubi dhe projekti”, ka shpjeguar Araujo.

“Ka pasur edhe oferta të tjera, por kemi arritur marrëveshje shumë shpejt. Xavi Hernandez ka qenë i rëndësishëm dhe kam folur edhe me lojtarë të tjerë. Gjithmonë kam menduar se do të qëndroj dhe shpresoj që të fitojmë shumë tituj”.

Araujos iu bashkua Joan Laporta dhe presidenti i Barcelonës ishte plot lëvdata për uruguaianin.

“Dua të falënderoj Araujo”, tha Laporta.

“Ai është një lojtar që e duan shumë klube, ai është një lojtar i madh me talent të madh.

Por, gjithashtu, ai na jep karakter dhe përkushtim, ka dëshirën dhe entuziazmin për të fituar”./ h.ll/abcnews.al

të fundit

Shefi i NATO-s thotë se duhet të sigurohemi që Putini të mos përpiqet kurrë ta sulmojë përsëri Ukrainën

Mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet “e palëkundur” dhe “vazhdon të rritet”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark…

35 seconds ago

Faqja e njohur turistike: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë…

19 minutes ago

Regjistrohen mbi 13 000 votues jashtë Kosovës për votim me postë, afati mbyllet më 29 gusht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për…

36 minutes ago

Lista Serbe nuk u certifikua për zgjedhjet lokale, vendet e QUINT-it thirrje qeverisë dhe partive në Kosovë të mos u pengojnë pjesëmarrjen

Vendet e QUINT-it i kanë bërë thirrje Qeverisë në detyrë dhe partive politike në Kosovë të përmbahen nga “ndërmarrja e…

2 hours ago

Vra*ja e shqiptarit në Belgjikë/ Jean Claude Van Damme: Humba një mik të madh

Aktori i njohur Jean Claude Van Damme ka shprehur hidhërimin e tij për vrasjen e Ndue Mylyshit disa ditë më…

3 hours ago

“Në Shqipëri ka qenë me kartelë”, vrau gruan në sy të fëmijëve, flet daja i autorit të krimit në Greqi: Dorëzohu, mos u ul kokën fëmijëve

Daja i autorit të krimit të rëndë në Volos të Greqisë, ka dhënë një intervistë për gazetaren e Top Channel…

3 hours ago