sport

Arabia Saudite tundon Ançelotin, Davide i thotë ”jo” ofertës marramendëse

Arabia Saudite ka hedhur sytë nga familja Ançeloti dhe një ofertë marramendëse i ka ardhur pjesëtarit të stafit teknik të Real Madrid për të marrë drejtimin e një klubi në Lindjen e Mesme. Nuk bëhet fjalë për Karlon, i blinduar tashmë nga Real Madrid, por djalin e tij, Davide.

Ky i fundit është zëvendëstrajner te madrilenët, duke qenë prej vitesh krahu i djathtë i teknikut italian në aventurat e tij në pankina të ndryshme. Pikërisht eksperienca që ka bërë ai përkrah një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e futbollit botëror ka shtyrë një klub të paidentifikuar nga Arabia Saudite që t’i bëjë një ofertë shumë tunduese, me një rrogë shumë të lartë.

Por sipas “AS”, Davide ka refuzuar ofertën në fjalë, duke vendosur që të qëndrojë përsëri nën urdhrat e të atit, duke drejtuar Realin. Meqë është vetëm 34-vjeçar, ai e ka parë më të arsyeshme që të vazhdonte përkrah “Don Karlos” derisa ky i fundit të mbyllë karrierën e tij në pankina, i bindur se më pas do të ketë kohën e mjaftueshme për të qenë vetë trajner i parë në klube të njohura. /panoramasport/

të fundit

A po kriset marrëdhënia mes Stenaldos dhe Malit? Banorët debatojnë, shkak bëhen konkurrentët e tjerë

Banorët e “BBVA5”, Mali dhe Stenaldo janë përfshirë pasditen sotme në një debat të papritur së bashku. Pavarësisht se dyshja…

3 minutes ago

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, merr fund arratia e vëllait të “Visit të Pojës”, arrestohet në Turqi

Është arrestuar ditën e sotme në Turqi, shqiptari Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit, i njohur ndryshe si “Visi i…

22 minutes ago

Kompany “feston” me Urbig: Një nga më të mirët!

Ndeshja në Eindhoven i dha shumë garanci për të ardhmen Bayern-it pasi në fushë zbriti një ekip i mbushur me…

42 minutes ago

Çfarë po ndodh në BBVK? Banorja dëgjohet duke qarë: Ma hap derën, dua të dal nga këtu

Një situatë e pazakontë është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku banorja Suanita ka shprehur dëshirën për…

45 minutes ago

Paguhet 230,000 £ në ditë, Benzema ndihet i “ofenduar” nga oferta për rinovim dhe po mendon të refuzojë të kthehet në fushë

Karim Benzema mendohet se është rebeluar dhe se do të bojkotojë stërvitjet dhe ndeshjet e radhës të skuadrës së tij,…

45 minutes ago

Refuzimi i qumështit me aflatoksinë/ AKU: Vendimi i duhur si detyrim ligjor nga konsumatorit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deklaroi se qumështi që rezulton me përmbajtje aflatoksine M1, mbi kufirin i përcaktuar në legjislacionin e…

46 minutes ago