Arabia Saudite dhe Uruguai e mbyllën në barazim 1-1 përballjen e dytë të raundit të parë në Grupin H të Kupës së Botës 2026.
Pas 0-0 mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër, edhe sfida e luajtur në Miami nuk prodhoi fitues, duke bërë që të katër përfaqësueset e grupit ta nisin turneun me nga një pikë.
None found
Ndeshja u hap me kujdes nga të dyja skuadrat, ndërsa momenti i parë i rrezikshëm u regjistrua në minutën e pestë. Maximiliano Araújo tentoi nga larg, por Mohammed Al-Owais ishte i pozicionuar mirë dhe largoi rrezikun.
Temperaturat e larta sollën pushimin e parë për freskim në minutën e 23-të. Më pas, në minutën e 30-të, Uruguai iu afrua golit kur Federico Viñas goditi me kokë, por Al-Owais reagoi shkëlqyeshëm.
Megjithëse Uruguai kishte provuar më shumë, ishte Arabia Saudite që kaloi e para në avantazh. Në minutën e 38-të, Abdulelah Al-Amri rrezikoi pas një goditjeje nga këndi, por Fernando Muslera arriti të shpëtonte. Vetëm dy minuta më pas, i njëjti lojtar nuk fali: pas një tjetër goditjeje nga këndi, Muslera ndali tentativën e parë, por Al-Amri mbërriti i pari te topi i kthyer dhe e shtyu në rrjetë për 1-0.
Në pauzën mes dy pjesëve, Marcelo Bielsa ndërhyri menjëherë duke futur në fushë Antonio Sanabrian dhe Agustín Canobbion, ndërsa largoi Viñas dhe Darwin Núñez.
Uruguai u rikthye më agresiv pas pushimit dhe që në minutën e 47-të Al-Owais u vu sërish në provë, duke bërë një tjetër ndërhyrje vendimtare për portën e tij.
Presioni i amerikanolatinëve u shtua ndjeshëm në minutën e 61-të, kur Manuel Ugarte goditi shtyllën me një tentativë të fortë. Gjashtë minuta më vonë, Federico Valverde provoi nga goditja e dënimit, por portieri saudit vazhdoi paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.
Goli i barazimit për Uruguain erdhi në minutën e 80-të. Pas një topi të harkuar në zonë, Viñas e devijoi me kokë dhe Araújo u gjend në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë, duke vendosur shifrat në 1-1.
Menjëherë pas realizimit, Araújo u zëvendësua, ndërsa Uruguai vazhdoi të sulmonte në kërkim të golit të fitores deri në fund të ndeshjes.
Gjithsesi, prapavija saudite qëndroi e fortë, me Al-Owais në rolin kryesor. Në minutat shtesë, ai ndali edhe një tjetër tentativë të rrezikshme të Valverdes.
Në përfundim, të dyja skuadrat morën nga një pikë, një rezultat që e mban Grupin H krejtësisht të hapur. Pas raundit të parë, Spanja, Kepi i Gjelbër, Arabia Saudite dhe Uruguai numërojnë nga një pikë secila.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…