Arabia Saudite dëshiron të vazhdojë zgjerimin e saj dhe për të bërë të mundur këtë projekt po synon disa futbollistë të shquar në Evropë, përfshirë dhe Vinicius Jr. Ka zëra për mundësinë e shpenzimit të 350 milionë eurove për të sjellë asin brazilian të Real Madrid, të djegur nga afera e Topit të Artë, por në orët e fundit ka shënuar edhe një objektiv tjetër.
Bëhet fjalë për Pedrin, mesfushori i Barcelonës i lindur në vitin 2002. Interesi, sipas asaj që u zbulua nga gazeta spanjolle Sport, vjen nga situata e tij kontraktuale, me vetëm një vit e gjysmë të mbetur nga kontrata e tij (deri më 30 qershor 2026).
None found
Ideja u forcua nga fakti se Pedri ishte lojtari më i vlerësuar nga tifozët vendas në Superkupën e Spanjës, të zhvilluar në Arabinë Saudite, dhe që pa fitoren e Barçës ndaj Real Madridit (5-2).
Hector Peris, CEO i LEADERBROCK Sports Group, agjencia e Pedrit, ishte i pranishëm në Arabi gjatë Superkupës. Autoritetet saudite shfrytëzuan rastin për t’i bërë të ditur synimet e tyre dhe ndër të tjera dëshirojnë ta përfshijnë atë në mesin e ambasadorëve të Botërorit 2034, që Pedri do të arrijë në moshën 31-vjeçare. Çmenduria e lartpërmendur e 350 milionë eurove që do të dërgoheshin vetëm për Vinicius Junior mund të përsëritet edhe në rastin e Pedrit, klauzola e lirimit të të cilit shkon në një miliard.
Megjithatë, sipas gazetës katalanase, Pedri nuk ka asgjë tjetër në mendjen e tij përveç Barcelonës për momentin dhe së bashku me drejtuesit e katalanasve ka javë që diskutojnë për rinovimin e kontratës.
Armando BrojaVetëm 13 minuta ka zgjatur ndeshja për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja, i cili e la fushën i dëmtuar…
Arlind KurtiArlind Kurti rezultoi vendimtar në ndeshjen që Laçi fitoi 1-0 përballë Vorës në Kurbin [...]Read More...
Si lindin "kujtimet thelbësore" dhe çfarë kujtojnë në të vërtetë fëmijët? — Klan Kosova [...]Read More...
Baton Zabërgja ka vazhduar me paraqitje të mira në futbollin ukrainas, duke regjistruar një asistim në fitoren e Kharkivit ndaj…
Mislav Karoglan Partizani është në krizë dhe këtë e vërtetoi edhe humbja e sotme me Skënderbeun, ndeshje që përfundoi 0-2…
Një aksident rrugor është regjistruar në Vrion të Sarandës, ku janë përplasur dy automjete tip “Volkswagen”. Si pasojë e aksidentit,…