sport

Arabia nuk ndalet, 350 milionë euro për Pedrin

Arabia Saudite dëshiron të vazhdojë zgjerimin e saj dhe për të bërë të mundur këtë projekt po synon disa futbollistë të shquar në Evropë, përfshirë dhe Vinicius Jr. Ka zëra për mundësinë e shpenzimit të 350 milionë eurove për të sjellë asin brazilian të Real Madrid, të djegur nga afera e Topit të Artë, por në orët e fundit ka shënuar edhe një objektiv tjetër.

Bëhet fjalë për Pedrin, mesfushori i Barcelonës i lindur në vitin 2002. Interesi, sipas asaj që u zbulua nga gazeta spanjolle Sport, vjen nga situata e tij kontraktuale, me vetëm një vit e gjysmë të mbetur nga kontrata e tij (deri më 30 qershor 2026).

Ideja u forcua nga fakti se Pedri ishte lojtari më i vlerësuar nga tifozët vendas në Superkupën e Spanjës, të zhvilluar në Arabinë Saudite, dhe që pa fitoren e Barçës ndaj Real Madridit (5-2).

Hector Peris, CEO i LEADERBROCK Sports Group, agjencia e Pedrit, ishte i pranishëm në Arabi gjatë Superkupës. Autoritetet saudite shfrytëzuan rastin për t’i bërë të ditur synimet e tyre dhe ndër të tjera dëshirojnë ta përfshijnë atë në mesin e ambasadorëve të Botërorit 2034, që Pedri do të arrijë në moshën 31-vjeçare. Çmenduria e lartpërmendur e 350 milionë eurove që do të dërgoheshin vetëm për Vinicius Junior mund të përsëritet edhe në rastin e Pedrit, klauzola e lirimit të të cilit shkon në një miliard.

Megjithatë, sipas gazetës katalanase, Pedri nuk ka asgjë tjetër në mendjen e tij përveç Barcelonës për momentin dhe së bashku me drejtuesit e katalanasve ka javë që diskutojnë për rinovimin e kontratës.

të fundit

Berisha: Rruga Levan-Vlorë, më e gjera në Shqipëri, kushtoi 2.4 mln euro kilometri më 2012. Rruga e Arbrit kushtoi 11 milionë euro kilometri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi në Vlorë, ka risjellë në vëmendje çështjen e kostove të projekteve…

22 minutes ago

Luana dhe Drilon Xhepa, histori që zgjati pak? Ç’dihet për lidhjen që u përfol

Prej muajsh, jeta private e moderatores Luana Vjollca ka qenë në fokusin e mediave rozë. Pak javë më parë, burime…

45 minutes ago

FOTO+VIDEO/ Mjeku Toshkëzi, Konsull Nderi në Filadelfia, titulli i dorëzohet nga ambasadori Bushati, i pranishëm dhe John Alite

Tashmë zëri i mijëra shqiptarëve që jetojnë në shtetin e Pensilvanisë të SHBA-ve, do të përfaqësohet nga mjeku Gentian Toshkëzi.…

1 hour ago

“Konflikti nisi disa ditë më parë, zbritën nga makinat dhe…”, zbardhet dinamika e pl*gosjes së 5 personave në Laç

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet mbi përplasjen me armë zjarri në Laç, ku mbetën të plagosur pesë të…

1 hour ago

Shoqe të ngushta?! Motra e Gjestit reagon për herë të parë për “takimin” mes Gjestit dhe ish-partneres së tij, Diellza!

Blerina Kelmendi, motra e Besart Kelmendit, njohur si Gjesti, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram, duke kundërshtuar lajmet…

2 hours ago

Atentati ndaj biznesmenit Bujar Nasufi/ Doreza gjysmë e djegur e autorit, prova e fortë. Dalin në skenë 2 vëllezër nga Përmeti, roli i tyre

Një dorezë gjysmë e djegur që u përdor nga autori i vrasjes së biznesmenit Bujar Nasufi mbrëmjen e 12 janarit…

2 hours ago