sport

Arabët shqetësojnë klubet europiane, sauditët po përdorin futbollin për influencë politike

Cristiano Ronaldo hapi rrugën në Janar drejt Arabisë Saudite dhe të gjithëve iu duk si vërtetimi i rënies së një ish-kampioni.

Por në fillim të Qershorit, futbolli saudit bëri një hap të ri përpara duke blerë futbollistë me emër që nga karim Benzema e deri tek Neymar Jr.

Tashmë çdo ditë e më shumë, kuptohet realiteti se Saudi Pro League, mund të blejë pothuajse këdo, me ambicien të afrojë lojtarë të rinj të talentuar dhe jo të shërbejë si strehë për futbollistët e famshëm në vitin e fundit të karrierës.

Nuk është hera e parë që një kampionat jo-evropian shfaqet në skenën ndërkombëtare duke investuar shuma të mëdha, por tashmë klubet europiane po fillojnë të ndjejnë konkurencën.

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola pak ditë më parë u mbylli gojën klubeve dhe trajnerëve në Europë që ankohen se arabët po iu marrin lojtarët.

“Të gjithë ankohen, por kur arabët trokasin, klubet hapin derën, shtrojnë tapetin e kuq, dhe u thonë: Çfarë dëshiron miku im? Unë shes gjithçka…. Dhe janë të lumtur”.

Por përse investime të tilla po bëhen vetëm tani? Siç u zbulua disa javë më parë, fondi sovran i pasurisë saudite ka vendosur të investojë shuma të mëdha parash për të blerë 75% të aksioneve në katër klube të ndryshme të Ligës Pro të Arabisë Saudite.

Al Ittihad, Al Nassr, Al Hilal dhe Al Ahli do të mund të përdorin fonde pothuajse të pakufizuara për të blerë lojtarë të mëdhenj.

Vendimi ka si prapaskenë ambiciet sportive dhe politike të monarkisë së Riadit që nëpërmjet këtyre blerjeve dëshiron ta bëjë kampionatin e saj të futbollit ndër më të pasurit dhe më spektakolarët në botë.

Arabia Saudite po e përdor futbollin si instrument i afirmimit diplomatik ndërkombëtar, në mënyrë që të rrisë ndikimin e saj në sektorët strategjikë në nivel politik dhe ekonomik.

Është një plan afatgjatë, i quajtur Vizioni 2030, i cili parashikon arritjen e pavarësisë së vendit nga shfrytëzimi i naftës. Caktimi i Kupës së Botës 2030, që Riadi po përpiqet ta marrë, luan një rol themelor.

Të kesh një kampionat të pasur, të famshëm dhe mjaft të ndjekur, me shumë kampionë të njohur, do të forcojë kandidaturën saudite.

të fundit

SPAK hetoi tenderat e AKSHI-t, Ola Xama zbardh detaje: Ja ku shkuan 29 milionë euro

Gazetarja investigative Ola Xama ka bërë publike të dhëna tronditëse mbi hetimet e SPAK për tenderat e zhvilluar nga Agjencia…

33 minutes ago

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin

Juljan Shehu ishte risia e madhe e Kombëtares shqiptare për vitin 2025. Mesfushori i Uidzeu Lodz e ka shpërblyer besimin…

50 minutes ago

Në vigjilje të 2026, Princ Leka dhe Blerta Celibashi urojnë shqiptarët për Vitin e Ri: Duajeni njëri-tjetrin dhe atdheun

Princi i kurorës Leka Zogu II së bashku me të fejuarën e tij Blerta Celibashi kanë uruar shqiptarët në këtë…

1 hour ago

Netanyahu merr “goditjen” nga Gjykata e Lartë e Izraelit , ndalohet hetimi për masakrën e 7 tetorit

Gjykata e Lartë e Izraelit i ka bërë një “goditje” të rëndë Benjamin Netanyahut, kjo pasi ka nxjerrë një urdhër…

2 hours ago

Ambasada e SHBA-së uron qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri: Bashkëpunim dhe përkushtim për një të ardhme më të begatë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke përkujtuar bashkëpunimet e…

3 hours ago

Nga gjeli i detit tek ushqimet tradicionale, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

Për shumicën e familjeve shqiptare, darka e Vitit të Ri mbetet një ritual i lidhur fort me traditën dhe tryezën…

3 hours ago