Categories: sport

Anulohet ndeshja kualifikuese për Botëror mes Marokut dhe Guineas, shkak grushti i shtetit (VIDEO)

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës mes Marokut dhe Guineas është anuluar mbrëmë, pasi ushtria e Guineas e arrestoi presidentin e vendit Alpha Conde dhe organizoi grusht shtet.

Ekipi kombëtar i Marokut u evakuua nga kryeqyteti i Guineas. Conakry, pak orë pasi kishte nisur puçi dhe si pasojë ndeshja kualifikuese me Guinean për Botërorin Katari 2022 u anulua.

Të lidhura

None found

Portieri i Marokut, Anas Zniti, i cili ndodhej me ekipin në Conakry, ka thënë për ESPN se ai dhe bashkëlojtarët e tij ishin mirë, edhe pse ata ishin dëshmitarë të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Mesfushori Sofyan Amrabat shpërndau pamje të forcave ushtarake nëpër rrugët e kryeqytetit të Guineas.

“Gjendja e tanishme politike dhe e sigurisë në Guinea është goxha e dhunshme dhe po vëzhgohet nga afër nga FIFA dhe CAF”, ka thënë Federata e Futbollit të Afrikës.

“Për të garantuar siguri për të gjitha lojtarët dhe për t’i mbrojtur të gjithë zyrtarët e ndeshjes, FIFA dhe CAF kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022 mes Guineas dhe Marokut”, thuhet në njoftimin e CAF.

Maroku u stërvit në Guinea të dielën pak pasi nisi grusht shteti, ku u dëgjuan të shtëna armësh.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Guineas ka thënë se puçi ka dështuar dhe se fati i presidentit Conde mbetet i pasigurt.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago