Categories: sport

Anulohet ndeshja kualifikuese për Botëror mes Marokut dhe Guineas, shkak grushti i shtetit (VIDEO)

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës mes Marokut dhe Guineas është anuluar mbrëmë, pasi ushtria e Guineas e arrestoi presidentin e vendit Alpha Conde dhe organizoi grusht shtet.

Ekipi kombëtar i Marokut u evakuua nga kryeqyteti i Guineas. Conakry, pak orë pasi kishte nisur puçi dhe si pasojë ndeshja kualifikuese me Guinean për Botërorin Katari 2022 u anulua.

Portieri i Marokut, Anas Zniti, i cili ndodhej me ekipin në Conakry, ka thënë për ESPN se ai dhe bashkëlojtarët e tij ishin mirë, edhe pse ata ishin dëshmitarë të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Mesfushori Sofyan Amrabat shpërndau pamje të forcave ushtarake nëpër rrugët e kryeqytetit të Guineas.

“Gjendja e tanishme politike dhe e sigurisë në Guinea është goxha e dhunshme dhe po vëzhgohet nga afër nga FIFA dhe CAF”, ka thënë Federata e Futbollit të Afrikës.

“Për të garantuar siguri për të gjitha lojtarët dhe për t’i mbrojtur të gjithë zyrtarët e ndeshjes, FIFA dhe CAF kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022 mes Guineas dhe Marokut”, thuhet në njoftimin e CAF.

Maroku u stërvit në Guinea të dielën pak pasi nisi grusht shteti, ku u dëgjuan të shtëna armësh.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Guineas ka thënë se puçi ka dështuar dhe se fati i presidentit Conde mbetet i pasigurt.

të fundit

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq Nikoll Deda dhe Aurela Guri, zbardhen akuzat

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për…

7 minutes ago

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Apel gjykimi për çështjen “Bankers”

Ditën e sotme, ka nisur në Gjykatën e Apelit procesi ndaj 10 të dyshuarve, në lidhje me çështjen e “Bankers”.…

26 minutes ago

Bora Zemani tërhoqi vëmendjen në paraqitjen e saj më të fundit me fustan ngjyrë vanilje

Bora Zemani, një ndër figurat më të dashura të ekranit shqiptar, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të…

41 minutes ago

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni çdo ditë një grusht arra

Arrat janë aleatët idealë për zorrë të shëndetshme, nga fibra te omega-3, ja pse një grusht në ditë sjell përfitime…

45 minutes ago

“Ndoshta ke harruar se kush është babai yt”, Fero me një postim emocionues për vajzën e tij Ninën

Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka bërë një postim emocionues për vajzën e tij, Ninën.…

57 minutes ago

Zbardhen detaje nga vrasja e Frrok Lleshajt në Vaun e Dejës, ishte në hasmëri me 2 familje të tjera…

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Poçram në Vaun e Dejës, ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj…

1 hour ago