sport

Antonio Conte i irrituar me rregullat e Premier League

Antonio Conte ka folur i irrituar pasi derbi i Tottenham Hotspur-it në veri të Londrës kundër Arsenalit u shty të dielën e kaluar, pavarësisht se ‘Topçinjtë’ kishin vetëm disa mungesa për shkak të COVID-19.

Trajneri italian theksoi se shtyrja e derbit ishte për faktin se Arsenali u godit nga dëmtime të shumta dhe me disa lojtarë që mungojnë pasi janë larguar në detyrën e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Të lidhura

None found

 

“Është një rrëmujë tani, kjo është e vërteta”, tha Conte.

 

“Ka vetëm një ose ndoshta dy skuadra që kanë luajtur të gjitha ndeshjet e tyre në ligë. Është një rrëmujë e madhe, sigurisht.

 

Ne e kemi parë se Premier League u tregua shumë strikte kur shpërthimi ndodhi në terrenin tonë stërvitor dhe ata nuk donin të shtynin ndeshjen kundër Leicesterit, sepse para ndeshjes së Burnley-t u shty nga bora.

 

Më pas ndodhi e gjithë kjo, duhet të qeshësh, sepse kanë ndryshuar totalisht vizionin. Ju duhet të merrni vendimin për të shtyrë vetëm për një arsye, nëse ka raste të COVID. Jo për lëndime, jo për detyrë ndërkombëtare.

 

“Shtyrja e Arsenalit ishte shumë e çuditshme sepse, në këtë mënyrë, gjithçka mund të ndodhë.

Nëse Premier League vendos të shtyjë ndeshjet për dëmtime, do të thotë se ndoshta duhet të përpiqen të bëjnë një orar më të mirë dhe të reduktojnë shumë ndeshje për të luajtur.

Kjo është hera e parë në jetën time që ka një ligë që e ka shtyrë ndeshjen për dëmtime. Është shumë e çuditshme dhe befasuese”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Nis përballja Vllaznia-Tirana në “Loro Boriçi”, shkodranët synojnë fitoren përballë një Tirane të “pjekur

Vllaznia - Tirana LIVEVllaznia 0 – 0 Tirana1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Loro Boriçi” [...]Read More...

3 minutes ago

Flick mund t’i japë shansin talentit 17-vjeçar izraelit në El Clasico

Orian Goren mund të jetë një nga emrat e rinj në listën e lojtarëve që Hansi Flick do të publikojë…

3 minutes ago

Albulena Haxhiu urges Albanians in the Valley to support the “Albanian Coalition” at number 17

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që të marrin…

5 minutes ago

Don’t push”/ Democratic Party MP Gjin Gjoni clashes with police, officers use pepper spray on him

Deputeti i PD-së Gjin Gjoni është përfshirë në një konfrontim fizik me policinë në protestën e sotme kombëtare. Gjoni ka…

6 minutes ago

Washington responds to protests in Albania: Calls for Edi Rama’s departure and formation of a technocratic government

Nga Beqir SINA – New York Kongresmeni Jim McGovern: “Ndaloni dhunën dhe dëgjoni kerkesat e protestuesve” Një valë reagimesh të…

6 minutes ago

Tensions rise near Socialist Party headquarters as protesters throw fireworks and pyrotechnics

Protestuesit në mënyrë masive janë gurmbulluar në Sheshin Skënderbej dhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ku raportohet se po goditet…

7 minutes ago