Anthony Taylor, arbitri i njohur i Ligës Premier, ka bërë të ditur se do të pensionohet pas përfundimit të Kupës së Botës.
47-vjeçari largohet nga arbitrimi pas një karriere që zgjati më shumë se dy dekada, gjatë së cilës drejtoi gjithsej 831 ndeshje.
None found
Paraqitja e fundit e Taylor ishte në takimin e 1/8 së finales së Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë këtë verë. Kampionët e botës triumfuan 1-0, me Mikel Merinon që realizoi golin vendimtar në minutat shtesë.
Në 16 sezonet e tij në Ligën Premier, ai gjykoi 432 përballje të nivelit më të lartë të futbollit anglez. Taylor drejtoi gjithashtu finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2024, mes Borussia Dortmundit dhe Real Madridit.
Ai e cilësoi si privilegj të jashtëzakonshëm arbitrimin në nivelin më të lartë, duke theksuar njëkohësisht se presioni është i madh dhe se çdo vendim vëzhgohet vazhdimisht. Sipas Taylor, tashmë ka ardhur koha e përshtatshme për t’u tërhequr dhe për të hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.
Taylor shprehu mirënjohjen më të thellë për dy asistentët e tij, Gary dhe Adam, për kolegët gjyqtarë dhe për të gjithë personat e përfshirë në futboll, të cilët e mbështetën përgjatë viteve. Ai falënderoi mbi të gjitha familjen dhe miqtë për përkrahjen e palëkundur gjatë sakrificave të mëdha që i kërkoi kjo karrierë.
Si arbitër, Taylor ishte pjesë e dy Kupave të Botës, asaj të zhvilluar në Katar në vitin 2022 dhe turneut të vitit 2026. Ai mori pjesë edhe në Kampionatet Evropiane të viteve 2020 dhe 2024.
Në listën e finaleve të drejtuara prej tij përfshihen edhe ato të FA Cup në vitet 2017 dhe 2020, finalja e Carabao Cup në vitin 2015 dhe finalja e play-offit të Championship në vitin 2018.
Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…
Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…
Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…
Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…