Categories: sport

Anthony Gordon vlerëson Messin: Është më i mirë se sa e kisha imagjinuar

Anthony Gordon ka folur me admirim për Lionel Messin, pasi Anglia u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.

Të lidhura

None found

Anësori i Anglisë theksoi se niveli i kapitenit argjentinas në përballjen direkte e kishte befasuar, duke pranuar se ai ndikoi ndjeshëm në ndeshje.

“Për shumë vite e kam parë Leo Messin të bëjë diferencën me Barçën, ndërsa sot kuptova se është edhe më i mirë nga sa mendoja”, u shpreh fillimisht Gordon.

Megjithëse zhgënjimi për largimin e Anglisë nga turneu ishte i madh, sulmuesi anglez la edhe një koment që u prit me vëmendje nga tifozët e Blaugranëve.

“Jam i zhgënjyer nga eliminimi, por e di që të paktën Kupa e Botës do të fitohet nga dikush që e do Barcelonën çmendurisht”, deklaroi ai, duke aluduar për lidhjen historike të Messit me klubin katalunas.

Reagimi i Gordonit dëshmon respektin e madh që Messi vazhdon të gëzojë edhe te kundërshtarët e tij, në prag të një tjetër finaleje të Kupës së Botës.

të fundit

Uashingtoni propozon garanci sigurie për Ukrainën në modelin e NATO-s, Evropa shpreson për marrëveshje paqeje

Një valë optimizmi ka përfshirë disa kryeqytete evropiane, pasi ekipi negociator i presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar garanci kolektive…

4 minutes ago

Bayern Munich në konflikt me Musialan, del në dritë marrëveshja e fshehtë e verës

Bayern Munich po kalon një periudhë të vështirë, ku përveç problemeve të shumta me lëndimet, në qendër të vëmendjes kanë…

5 minutes ago

E ardhmja e Xherdan Shaqirit: qëndrim te Baseli, transferim i fundit apo pensionim? Shtatë pyetjet e hapura

E ardhmja e Xherdan Shaqirit te Baseli është ende e hapur. Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2027,…

5 minutes ago

Shiroka-Pula në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, dëshmi e qëndresës sonë shekullore

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e Kongresit të Manastirit dhe…

13 minutes ago

Ish-diplomati Xhevat Mustafa ngre dyshime për kërcënim pas shenjave misterioze në derën e banesës

Publicisti dhe ish-diplomati, Xhevat Mustafa, ka denoncuar një rast që e konsideron si të dyshimtë dhe potencialisht kërcënues, pasi persona…

13 minutes ago

Ndërhyrja kirurgjikale të hënën/ Erion Veliaj refuzon të paraqitet në spitalin e Fierit: Pres përgjigjen e GJKKO-së

Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në…

20 minutes ago