Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, me shumë mundësi nuk do të vazhdojë tek Brightoni sezonin e ardhshëm, pasi klubi anglez duket se nuk do të bëjnë ndonjë lëvizje për 21-vjeçarin në verë, qoftë si huazim ose në marrëveshje të përhershme.
Në vend të kësaj, Ansu me shumë mundësi do të rikthehet sezonin e ardhshëm në Spanjë, ani pse jo tek Barcelona.
Në ditët e fundit është raportuar se Valencia dhe Sevilla janë dy destinacione të ardhshme për Fatin në huazim sezonin e ardhshëm, dhe Diario AS ka konfirmuar se ‘Los Nervionenses’ janë një opsion i mundshëm për të.
Fati ishte transferuar tek Sevilla si i ri, dhe ishte pajtuar mbi kushtet e marrëveshjes verën e kaluar, por Barcelona pranoi ofertën më të lartë nga Brightoni.
Ansu nuk është kundër idesë që të rikthehet tek ‘shtëpia e tij e parë’ në mënyrë që të tentojë ta rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur.
Barcelona me shumë mundësi nuk do ta shesë Fatin këtë verë, pasi ata nuk besojnë se do të merrnin një shumë të madhe parash për të, duke marrë parasysh pagën e tij.
Në këtë mënyrë, ata do të mundohen që ta huazojnë spanjollin përsëri në mënyrë që ai të rikthehet përsëri në formë dhe pastaj eventualisht ta shesin për një çmim të lartë ose ta rikthejnë në ekip përsëri. /Telegrafi/
Miklovan Danaj, është zhdukur në Spanjë pa asnjë gjurmë prej datës 11 Maj. I zhdukur është babai i një fëmije…
Kompania izraelite e elektronikës së mbrojtjes Elbit Systems Ltd njoftoi se një vend evropian kishte nënshkruar një kontratë prej 1.63…
Një aksident trafiku në Goudi të Greqisë përfundoi në një tragjedi pas përmbysjes së një ambulance private që transportonte një…
Këtë të hënë, një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat me 3 të plagosur rëndë, ku një makinë u përplas…
Numri i diplomave të doktoraturave po tkurret me shpejtësi këto vitet e fundit, por me 2024 u dhanë vetëm 31…
Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, rinovuan premtimet e martesës më 2 gusht në një ceremoni luksoze në…