Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati dhe mesfushorja e skuadrës së Rosengardit, Hanna Bennison, janë fituesit e edicionit 2021 të çmimit të lojtarit/lojtares më të mirë në qarkullim U-19, që jepet nga Goal.com.
Fati mundi në këtë garë Eduardo Camavingan e Rennes, që u rendit i dyti “playmaker”-in e Borussias së Dortmundit, Gio Reyna, që kompletoi podiumin.
“Ylli” i Barcelonës u nderua me këtë çmim falë ndikimit të tij të jashtëzakonshëm në ekipin e pare të Barcelonës, duke u bërë shënuesi më i ri në historinë e UEFA Champions League.
Në moshën 18-vjeçare, Ansu Fati është gjithashtu shënuesi më i ri në historinë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin bëri debutimin e tij në shtator 2020. Fenomeni me origjinë nga Guinea pason me këtë çmim Rodrygon e Real Madridit, fituesin e edicionit 2020.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që votuan për mua dhe, natyrisht, shokët e mi të skuadrës – tha Fati me rastin e ndarjes së çmimeve – Pa ata, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar në këto vite “.
Protesta e “Shqipëria Bëhet” vijon prej më shumë se 18 ditësh. Edhe këtë të enjte i vendosur përpara kryeministrisë, Adriatik…
Një situatë tensioni është shënuar në shtëpi mes Dolces dhe Albës, pas një debati verbal që u zhvillua gjatë bashkëjetesës…
Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte…
Atmosfera e fundvitit ka marrë një domethënie edhe më të veçantë për familjen e Jozefina Topalli. Pikërisht në këto ditë…
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP 5, emocionet dhe rrëfimet personale kanë prekur fort…
Një sherr ka ndodhur këtë mbrëmje mes disa personave në Korçë, ku si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i…