Në një realitet tjetër, Ansu Fati mund të ishte sot një nga figurat kryesore të Spanjës në Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut.
Aktualisht, shpresa më e madhe e Spanjës mbështetet te Lamine Yamal, sensacioni 18-vjeçar që pati ndikim vendimtar në suksesin e kombëtares në Euro 2024 dy vjet më parë.
None found
Para se Yamal të dilte në skenë, vëmendjen e botës së futbollit e kishte rrëmbyer një tjetër talent spanjoll i jashtëzakonshëm që vinte nga akademia e famshme La Masia.
Fati, i cili u transferua te Barcelona nga Sevilla kur ishte 10 vjeç, hyri në histori si golashënuesi më i ri i klubit në moshën 16 vjeç e 304 ditë. Më pas, ai vendosi edhe një rekord tjetër, duke u bërë futbollisti më i ri që realizon në Ligën e Kampionëve, në moshën 17 vjeç e 40 ditë.
Ky rekord mbetet ende në fuqi, pasi Yamal arriti të shënonte në të njëjtën moshë, por 28 ditë më vonë sesa Fati.
Në atë periudhë, shumëkush e shihte atë si trashëgimtarin e Lionel Messi te Barcelona. Edhe vetë Messi kishte thënë për të se talenti i ri “i ka të gjitha cilësitë për t’u bërë një lojtar i madh”.
Por në vend që të përgatitej për Kupën e tij të dytë të Botës me Spanjën, Fati duket se po përqendrohet në një rrugë krejtësisht tjetër.
Përmes TikTok-ut, ai bëri të ditur se shumë shpejt do të publikojë këngën e tij të re, ndërsa ndau me 2.2 milionë ndjekësit një pjesë nga projekti i tij debutues “Sea como sea”.
Videoja kaloi shifrën e tre milionë shikimeve dhe mori afro 450 mijë pëlqime. Megjithatë, nga rreth 5 mijë komentet e publikut, shumë prej tyre shprehën habi për drejtimin që ka marrë karriera e Fati në moshën vetëm 23-vjeçare.
Ylli i futbollit e ka prej kohësh pasion muzikën dhe tashmë ka firmosur një kontratë globale shpërndarjeje me Music Brokers, pjesë e Sony Music.
Ndërkaq, në Spotify, ku kënga e tij është publikuar tashmë, Fati ka pak më shumë se 200 ndjekës.
Policia e Kosovës ka sekuestruar disa armë dhe municion në një hambar në fshatin Kleçkë, në komunën e Zubin Potokut,…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,…
Protestat përfshinë të shtunën gjithë Gjermaninë, të udhëhequra nga të rinjtë e gjeneratës Z, që ndryshuan strategji. [...] Read More...…
Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton…
Studentja në degën e Psikologjisë, Livia Dedej, e ftuar këtë të shtunë në Euronews në emisionin Review me Greta Topjana,…
Rusia ka humbur 1,588,180 trupa në Ukrainë që prej nisjes së pushtimit në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022,…