Kontrata e Anis Mehmetit me Bristol Siti, pritet të skadojë në fund të këtij sezoni në Championship, ndërsa lojtari po kalon një formë shumë të mirë.
Sulmuesi anësor ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 19 ndeshje këtë sezon, gjë që e ka rritur ndjeshëm vlerën dhe kërkesën për shërbimet e tij.
None found
Sipas të dhënave të publikuara nga Capology, lojtari përfiton aktualisht një pagë prej 9 mijë paundësh në javë, shifër që është konsideruar e ulët në raport me kontributin dhe nivelin e paraqitjeve të tij.
Pikërisht për këtë arsye, pritet që ai të kërkojë një rritje të konsiderueshme të pagës për të vazhduar aventurën në Ashton Gate.
Brenda klubit ka shqetësime se mungesa e një rinovimi mund të çojë drejt largimit të tij, madje edhe gjatë merkatos së janarit, nëse Bristol Siti nuk arrin ta bindë me një ofertë të përmirësuar.
Interesi nga klube rivale pritet të shtohet, ndërsa ekipet e huaja do të kenë të drejtën të nisin bisedimet për një para-kontratë, ç`ka mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën për klubin anglez.
Mediat angleze, raportojnë se klubi është i gatshëm të nisë diskutimet me lojtarin për t’i dhënë një kontratë të re e madje, për ta bërë edhe lojtarin më të paguar në klub.
Me rinovimin e mundshëm, Mehmeti mund të bëhet edhe më i paguar se Luke MekNali që aktualisht merr rreth 20 mijë paund në javë, shifër kjo relativisht e lartë.
Fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, ka nisur ditën e sotme me një lajm jo të mirë.…
Thellohet tragjedia në Roskovec. Belera Plaka nuk i mbijetoi plagëve pasi u qëllua me armë nga 35-vjeçari Refit Buzi, ish…
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka nisur aktivitete të shtuara gjatë sezonit veror turistik, me fokus të veçantë te të…
Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, e përshëndeti vendimin e Komitetit për Trashëgimi Botërore të UNESCO‑s, me të cilin…
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, u takua të premten në Prishtinë me…
Mbahet sot protesta e 55 në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kërkojnë njëzëri largimin e kryeministrit. Një qytetar në…