Categories: sport

Anglia shkatërron Kroacinë me rezultatin 7-0 dhe i shkakton humbjen më të rëndë historike

Anglia dhuroi një paraqitje të jashtëzakonshme në raundin e tretë të Ligës së Kombeve, ku mposhti Kroacinë me shifrat e thella 7-0. “Tre Luanët” e kontrolluan takimin nga fillimi deri në fund, duke i shkaktuar kundërshtarit një disfatë të rëndë.

Të lidhura

None found

Skuadra angleze e gjeti golin e parë që në minutën e 8-të. Jude Bellingham krijoi hapësirën dhe pasoi për Harry Kane, i cili me një goditje të fuqishme e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës, duke vendosur rezultatin 1-0.

Epërsia e Anglisë u dyfishua në minutën e 21-të. Anthony Gordon shërbeu për Bellinghamin, ndërsa mesfushori anglez, i gjendur pranë portës, realizoi për 2-0.

Kroacia nuk arriti të reagonte dhe në minutën e 39-të pranoi edhe golin e tretë. Pas një krosimi në zonë, Jarell Quansah asistoi për Anthony Gordonin, i cili me kokë e çoi topin në rrjetë.

Vetëm gjashtë minuta më pas, Anglia e thelloi akoma më shumë avantazhin. Bellingham këtë herë u shndërrua në asistues, duke i dhënë mundësinë Bukayo Sakës të shënonte në portën e boshatisur për 4-0.

Harry Kane realizoi golin e dytë personal në minutën e 53-të. Elliot Anderson dërgoi një krosim të saktë në zonë dhe kapiteni i Anglisë përfitoi nga pozicionimi i duhur për të çuar shifrat në 5-0.

Dominimi anglez vijoi edhe më tej, ndërsa në minutën e 68-të erdhi goli i gjashtë. Kane asistoi për Bukayo Sakën, i cili ishte i lirë në zonë dhe e mposhti me qetësi portierin kroat për 6-0.

Rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 87-të. Morgan Rogers shënoi për 7-0 pas një tjetër asistimi të Jude Bellingham, i cili e mbylli ndeshjen me het-trik asistimesh.

Pas kësaj fitoreje, Anglia numëron gjashtë pikë, po aq sa Spanja, që kryeson grupin. Megjithatë, spanjollët ende nuk e kanë zhvilluar përballjen e raundit të tretë kundër Republikës së Çekisë, ndaj renditja mund të ndryshojë.

të fundit

Zgjedhjet në Izrael, sondazhet: Partia e Netanyahut e para në përqindje, por opozita e Eisenkot kryeson në mandate

Partia e kryeministrit Benjamin Netanyahu del si forca kryesore në zgjedhjet për Knessetin e 26-të në Izrael, por rezultatet paraprake…

18 seconds ago

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

4 minutes ago

Harry Kane dhe përballjet me Kosovën: golat në Prishtinë, penalltia e pritur dhe triumfet e Anglisë

Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…

12 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja vazhdon të kërkojë mbajtjen në fuqi të Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

15 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj sistemit online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, shërbimi ndërpritet një javë para votimit

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

18 minutes ago

Humb jetën në punë në Itali 20-vjeçari shqiptar, u përmbys rulit gjatë asfaltimit të rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…

23 minutes ago