Anglia arriti për herë të parë në histori të Kombëtares që të arrijë në finale të Kampionatit Evropian ku tani do të përballet me Italinë të dielën.
“Tre Luanët” arritën ta mposhtin Danimarkën pas vazhdimeve me një penallti që ndezi polemika e cila u fitua nga Raheem Sterling.
Sidoqoftë, kapiteni Harry Kane e humbi penalltinë, por shënoi gol nga topi i kthyer. Ai pas takimit ishte tejet i lumtur me arritjen e skuadrës.
“Ne kemi edhe një ndeshje për ta zhvilluar, ishte një kampionat fantastik deri tani dhe Danimarka ishte vërtetë e mirë dhe vështirë të luhet ndaj tyre”, tha ai.
“Jam i lumtur që arritëm për herë të parë në finale të Kampionatit Evropian, do ta shijojmë këtë fitore por fokusi tani është tek dita e diele”, shtoi ai.
“Të jem i sinqert nuk godita penalltinë në mënyrën e duhur, por fatmirësisht arrita të shënoj”, tha Kane.
“Ne kemi mësuar nga 2018-ta, e rëndësishme është ajo çfarë bëjmë në fushë, ne ishim në disavantazh por qëndruam të qetë dhe këto ndeshje fitohen nga karakteri dhe paraqitja e skuadrës”, përfundoi Harry Kane.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori sot pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së,…
Fatmir Hysenbelliu ka reaguar sërish pas postimeve të fundit të Angela Martinit, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke mbrojtur…
Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00, pas urdhrit të Kryetarit të…
Është tashmë e konfirmuar: aktorja Julia Garner do të interpretojë ikonën e popit, Madonna, në projektin e ri biografik. Lajmi…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas takimit të Kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe ministrit…
Diplomati britanik, John Stewart Duncan po vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë…