Categories: sport

Anglia “kampione” me premiot, habit Holanda, mësoni përfitimet për fitoren në EURO 2020

Kur jemi afruar në fazën më të nxehtë të dueleve direkte në Euro 2020, Italia ka konfirmuar vetëm sot premiot për skuadrën në rast suksesi në finalen e Wembleyt në Kampionatin Europian.

Teksa përfaqësueset e tjera të mëdha, kishin zbarkuar në Europian duke ditur shifrat që mund të fitonin, të kaltërit mësuan sot se do të përfitojnë 250 mijë euro për kokë nëse arrijnë fitoren e madhe dhe 200 mijë nëse dalin të dytët. Gjithsesi do të kenë edhe premio nga 150 mijë euro për gjysmëfinalen dhe 80 mijë për kokë për arritjen në çerekfinale.

Krahasuar me rivalët e tjerë të mëdhenj të Europianit, Italia është disi larg po të mendosh që Anglia do të marrë 540 mijë euro për kokë, “kampione” e vërtetë në këtë aspekt teksa në vend të dytë është Belgjika me 435 mijë euro për çdo lojtarë në rast suksesi.

Gjermania dhe Spanja kanë mësuar prej kohësh që premio për lojtarët do të jetë 400 mijë euro për çdo futbollistë nëse fitojnë në finale dhe më pas vijnë Franca e Portugalia me 340 mijë euro premio, pak më shumë se 320 mijë eurot që u janë premtuar danezëve.

Ndërkohë që më dorështrënguara nga ekipet e mëdha të Europianit është Holanda që do të marrë vetëm 200 mijë euro për kokë për çdo lojtarë. Shifrën më të lartë të premtuar për kombëtaren e mban Turqia ku në Europianin e 2016 çdo lojtari u ishte premtuar 750 mijë euro për kokë por që në fakt ata e pësuan shpejt pasi nuk kaluan as grupin.

të fundit

Viktimat e pafajshme të atentateve kriminale/ Sa e sigurtë është Shqipëria?

“Armando ka qenë një njeri i qetë, nga një familje shumë e mirë, një djalë i edukuar dhe i qytetëruar,…

8 minutes ago

Rimbursim për arsimin e fëmijëve nga 2026-ta pas rillogaritjes të tatimit me DIVA/ Ja cilat kategori përfitojnë

Nga viti 2026 për arsimin e fëmijëve, prindërit më të ardhura vjetore bruto më pak se 1,2 milionë lekë do…

25 minutes ago

Sylvinho: E dinim se do ishte e vështirë, por ia dolëm, tani duhet kujdes, nuk na lejohen gabimet

Mbrëmjen e djeshme, pas fitores 1-0 ndaj Letonisë, në ndeshjen kualifikuese të botërorit 2026, tekniku i Shqipërisë, Sylvinho dha mendimin…

36 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 10 shtator 2025, dollari amerikan, blihet me 82.3 lekë dhe shitet me 83.6 lekë. Euro, blihet me 96.7…

1 hour ago

Skandal në Beograd/ Tifozët serbë me thirrje “Kosova është Serbi”, gjatë ndeshjes kundër Anglisë (VIDEO)

Tifozët serbë nuk po reshtin me thirrjet e tyre raciste ndaj Kosovës. Kjo ndodhi mbrëmë në ndeshjen mes Serbisë dhe…

1 hour ago

Parashikimi i motit 10 Shtator 2025, temperatura deri në 36°C

Ditën e sotme në vendin tonë, pritet rritje e mëtejshme e vlerave barike, duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike. Parashikohet…

2 hours ago