Postimet që bëri në rrjetet sociale në mbështetje të Palestinës, duket se i kanë kushtuar shumë sulmuesit të Mainz, Anwar El Ghazi.
Mediet gjermane bëjnë me dije se klubi i Mainzit ka vendosur që të ndërpresë kontratën e El Ghazit, ndërsa më 17 tetor, skuadra e Bundesligas e cilësoi postimin e sulmuesit “të papranueshëm”.
None found
“Mainz ka liruar Anwar El Ghazi nga detyrat e tij. Vendimi vjen si rezultat i një postimi të bërë në rrjetet sociale nga 28-vjeçari që u shfaq mbrëmjen e së dielës, të cilin më pas e fshiu. Në postim, El Ghazi mbajti një qëndrim për konfliktin e vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që u konsiderua i papranueshëm nga klubi.
Para marrjes së këtij vendimi, klubi dhe lojtari zhvilluan diskutim të thellë.
Mainz respekton faktin se ka perspektiva të ndryshme për konfliktin e gjatë që ndodh prej dekadash në Lindjen e Mesme. Megjithatë, klubi po distancohet nga përmbajtja e postimit në rrjetet sociale në fjalë, pasi nuk përputhet me vlerat e klubit”-njoftonte Mainz më 17 tetor”.
El Ghazi iu bashkua skuadrës muajin e kaluar dhe sipas raportimeve të medieve gjermane, ai tashmë është informuar se kontrata e tij do të ndërpritet./albeu.com
Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…
Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…
Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…
Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…
Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…