Categories: sport

Andrei Tikhonov mbron Mirlind Dakun pas kundërshtimeve të tifozëve të Spartak Moskës

Ndonëse ende nuk ka një njoftim zyrtar, mundësia që Mirlind Daku të transferohet te Spartak Moska ka nxitur reagime të shumta në Rusi.

Të lidhura

None found

“Crazy North”, grupimi i tifozëve të Spartakut, ka dalë kundër transferimit të sulmuesit shqiptar nga Rubin Kazani. Më herët, ky grup publikoi edhe një deklaratë që përmbante fyerje ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve.

Qëndrimin e tifozëve e ka kundërshtuar ish-futbollisti i Spartakut, Andrei Tikhonov. Ai ka kërkuar që politika të mos përzihet me futbollin dhe që klubi t’u kushtojë vëmendje nevojave sportive të skuadrës.

Sipas Tikhonovit, Spartakut i duhet aktualisht një sulmues, ndaj transferimi i Dakut do të përbënte një përforcim të rëndësishëm.

Në një kanal në YouTube, Tikhonov deklaroi se Spartaku ka nevojë për një sulmues dhe se Daku do të paguhet nga klubi. Ai e cilësoi bashkimin me një skuadër që luan mirë si një bekim për futbollistin, duke nënvizuar se bëhet fjalë për futboll.

Daku është afër kalimit te një nga klubet më të mëdha ruse. Sipas raportimeve të mediave në Rusi, Spartak Moska dhe sulmuesi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kushtet personale, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë së shpejti.

Futbollisti 28-vjeçar pritet të largohet nga Rubin Kazani pas një etape të suksesshme. Ai ka realizuar 38 gola në 93 paraqitje, shifra që e kanë renditur mes sulmuesve më produktivë të kampionatit rus.

Edhe pse një pjesë e tifozëve e kundërshton afrimin e tij, Daku konsiderohet tashmë një objektiv konkret i Spartakut. Klubi pritet të vendosë nëse do ta çojë përpara transferimin.

të fundit

Koçeku kërkon dorëheqjen e Ramës: PS-ja që nuk qeveris dot veten, si mund të drejtojë vendin?

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku,…

13 minutes ago

De La Fuente vlerëson Pedrin para ndeshjes me Anglinë: Talent i jashtëzakonshëm

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, ka shprehur vlerësime të mëdha për Pedrin para përballjes në Ligën e Kombeve…

24 minutes ago

In Belgrade, Vergori met with the Serbian army commander

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, është takuar sot në Beograd me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të…

30 minutes ago

Afrim Gashi meets Mefail Bajqinovci during visit to Pristina

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Duke…

30 minutes ago

Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja

Besmir Beja është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave. Besmir Beja ishte emëruar në krye të Drejtorisë…

30 minutes ago

Braçe denies deal for the Ministry of Agriculture: I have never turned votes into personal gain

Pas aludimeve për pakt me Ramën për Ministrinë e Bujqësisë, deputeti Erion Braçe, ka reaguar. [...] Read More... The post…

30 minutes ago